Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të gjithë ecin me hekura ndër këmbë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të gjithë ecin me hekura ndër këmbë

Nga: Frrok Çupi

Nga njëra sfidë në tjetrën po shkojmë…

Ne dhe të gjithë kombet e shtetet rreth nesh e më tej, ngjajmë me elefantin e lidhur me zinxhirë. Të gjithë ecin, por secili ka hekura ndër këmbë.

Ne kemi ‘hekurat’ tanë, të tjerët kanë të tyret; dhe të gjithë së bashku kemi pengesat e përbashkëta.

‘Hekurat’ e fundit për ne:

Një njeri që ishte caktuar si President i Republikës, del nga tharku, si të ishte gjë e egër dhe i gërmushet popullit të vet: ‘Dola tani, do të më shikoni! Jetën e jap…!’. Më parë është treguar me gisht e me figurë për vjedhjen gjigande të fondeve publike. Miku i tij i afërt e ka denoncuar për ‘vrasje dhe fshehje kufomash’ pas malit të Dajtit. Njerëzit e neveritin si njeri e si hero të krimit… Tani ka dalë nga tharku.

Hekurat, si tonat, edhe për fqinjët:

Maqedonia e Veriut po rron në ankthin se ‘mund të na kthehen ata të Gruevskit’. Edhe e shoqja e ndau, por militantët- jo. Me një tufë të madhe zyrtarësh ka vënë dorë mbi pasurinë publike dhe tani mbi paqen sociale.

Mali i Zi, me një kryeministër me origjinë shqiptare, ka hyrë në një ‘gropë’ të kahershme me Kishën Serbe. Nëse i qëndron marrëveshjes me Kishën, mbetet jashtë BE; nëse del nga marrëveshja- i shkurtohet laku i brendshëm.

Kosova, shteti më i ri, ka punë me marrëveshjen tjetër, me Serbinë. Rivaliteti fëminor mes kryeministrit dhe presidentes nuk u mundëson të jenë as seriozë para Shtëpisë së Bardhë ku ndodhen për vizitë.

Bosnje- Hercegovina, orë pas ore ndodhet para kërcënimit se ‘u ndamë’, ‘ju sulmuam me ushtrinë tonë’. Këtë kërcënon presidenti Dodik, i cili është shpallur ‘i pa pranueshëm’ për SHBA, por bën si këta tanët këtu…

Nuk ka asnjë që të jetë i çliruar nga hekurat e veta.

Ekzemplari më i lartë i mundësisë për të qenë i lirë nga hekurat do të ishte Shqipëria, sipas logjikës normale. Shqipëria sapo firmosi bisedimet me BE, që është hapi më i lartë politik i gjithë kohërave. Tani, të paktën edhe ‘gjëja më e egër’ në formë njeriu, duhej të ishte ‘dorëzuar’. Shqipëria sapo mbaroi procesin e rindërtimit pas dy tërmeteve të rënda, me një çmim më shumë se 1 miliardë euro; edhe këtu të ishin dorëzuar. Megjithatë, hekurat aty janë, ndër këmbë.

Veçse, ndryshe nga kombet fqinjë, shtetit tonë i peshojnë si ‘hekura ndër këmbë’ pikërisht ata që po presin hekura në duar.

Çfarë presin sot Meta dhe Berisha?

Asgjë, përveç murit te hunda. Shtetit i tunden nëpër këmbë, ashtu si edhe Perëndimit, me qëllim që të hapin një ‘dritare’. Deri tani janë çaktivizuar plotësisht, siç ndodh me minat në duar xhenierësh. As vrasin dot më, as hedhin bomba, as kanë në dorë financat e shtetit, as gënjejnë më as budallenjtë. Të dy ndajnë të njëjtin fat: Sa rithemelon njëri, tjetri rithemelon partinë e tij. Sa shpallet njëri ‘i papranueshëm’, në botën e qytetëruar, tjetri dridhet se pret akt më të avancuar nga Perëndimi. Fati i tyre- të ndajnë edhe të njëjtin fshat ‘mafioz’, ku vilat e vjedhura ruhen nga shteti. Edhe Al Capone është ruajtur me vite nga shteti amerikan, në ‘ishullin Capone’ pranë Golden Great Bridge. Por kjo nuk e bëri kurrë ‘faktor’, edhe pse ishte një zinxhir nëpër këmbët e shtetit.

Askush nuk na i solli, vetë i bëmë!

Besoj se do të ishte analiza më e padrejtë sikur të gërmërisim se ‘cili na i solli?’; ose ‘pse i lejuam?!’. As kombet e tjerë, që kanë hekura ndër këmbë, nuk e kanë gjetur dot. Ilaçi i vetëm për të gjithë është ‘të ecim, edhe me këta ‘nëpër këmbë’. Siç bënë të tjerët, serbët, malazezët, maqedonasit, kroatët…, të gjithë kanë djajtë e tyre.

Jemi të dënuar të ecim bashkë me të keqen tonë. Këta këtu u krijuan, që në fillesa, kur nisën krimin: Iliri në moshën 19 vjeç, Saliu në moshën Zero. Kur ishte 20 vjeç Ilir Meta i kishte hyrë aventurës për të bërë keq, ku të vidhte, ku të trafikonte, ku të dërgonte ‘kufoma përtej Dajtit’. Ndërsa Saliu e nisi në moshën Zero. Ai lindi pak pas korrupsionit të tij, bash kur la ‘diktaturën e  proletariatit’, dhe tha se ‘tani filloi bota’. Por ne nuk kemi pse qortojmë veten pse janë këta; ne kemi për detyrë vetëm të ecim me ‘hekura ndër këmbë’.

Po pse u acaruan, u acaruan të dy; edhe pse po flinin?!

Hekurat edhe nxehen!- kjo është eksperienca e njeriut. Por nxehen kur rrihen. Këta kanë marrë vesh se u ka ardhur fundi; në vend që ta presin fundin si ‘trima’, kanë dalë rrugëve. Degradimi i tyre nuk është një dhuratë e mirë as për kombin. Njerëzit e arsyeshëm kanë nisur të ngrenë dilema: ‘Po sikur të mos ishte Amerika që t’i zhyste, çfarë do të na kishin bërë këta?!’.

Një përgjigje e shpejtë do të ishte kjo: ‘E çfarë do të na bënin më shumë?!”. As ‘zoti i keq’ nuk kishte mundësi të pakufishme. Por pa Amerikën, me siguri që do të ishim ngatërruar në një luftë ‘me hekurat’, pa ecje përpara. Them se do të kishim harruar të ecnim.

Si në përrallën e vjetër të elefantit me zinxhirë hekuri. Jorge Bucay, shkrimtar e psikanalist me famë, e ka përshkruar elefantin me hekura ndër këmbë, qëkur ishte fëmijë. ‘Pse e lidhin elefantin?’- pyeste fëmija dhe merrte përgjigje… Kur pa që kafsha e madhe ishte lidhur pas një asgjëje, pyeti prapë: ‘Pse nuk arratiset nga hekurat?’. Atëherë gjeti përgjigjen: Elefanti ishte rritur me hekura ndër këmbë dhe ashtu kishte ecur.

Ja, kështu, si më lart.

Tags: Frrok Çupi

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Xhaketa e Buzz Aldrin për uljen në Hënë arrin rekordin prej 2.7 milionë dollarësh

Xhaketa e Buzz Aldrin për uljen në Hënë arrin rekordin prej 2.7 milionë dollarësh

Studimi/Ja kush është çelësi i suksesit për jetëgjatësinë

Studimi/Ja kush është çelësi i suksesit për jetëgjatësinë

Meta: Revolucioni Antikorrupsion, ortek i pamëshirshëm për të gjithë minjtë që i dalin para

Meta: Revolucioni Antikorrupsion, ortek i pamëshirshëm për të gjithë minjtë që i dalin para

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta
Showbizz

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

by mirseda
17:38 | 11/08/2025
0

Ylli legjendar i mundjes profesionale, Hulk Hogan, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 72-të, vetëm...

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

17:19 | 11/08/2025
Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

17:14 | 11/08/2025
Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

17:04 | 11/08/2025
Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

16:57 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com