Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Shkup: Debate të tensinuara në kuvend, opozita kundërshton propozimin francez

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shkup: Debate të tensinuara në kuvend, opozita kundërshton propozimin francez

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut vazhdon debati i nisur të enjten (14.07) për miratimin e dokumentit të njohur si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Debati në kuvendin e Maqedonisë së Veriut për votimin e propozimit të Francës si zgjidhje e grindjes me Bullgarinë po zhvillohet  plot tension. Seanca e mbledhur që nga dita e enjte (14.07) pritet të vazhdojë edhe në fundjavë.

Dita e parë e debatit parlamentar për propozimin evropian kaloi në atmosferë të tensionuar, me britma dhe fishkëllima. Fjalimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski u mbajt nën presionin e borive të cilat i përdorën deputetët e opozitës maqedonase. ryeministrit Kovaçevski ka thënë, se propozimi francez qartë e specifikon gjuhën maqedonase si gjuhë e vetme dhe e pranuar në BE.

“Ky është një propozim i vetëm europian, zgjidhja më e madhe për momentin, por edhe në periudhën e ardhëshme, një propozim që ruan vijat e kuqe dhe në të njëjtën kohë mundëson fillimin e negociatave. Në fund të fundit, ne kërkuam dhe morëm zgjidhjen më të mirë për këtë”, ka deklaruar Kovaçevski.

Deputetët e opozitës grisin dhe i venë flakën dokumentit

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska në foltore e grisi dokumentin francez dhe kërkoi nga mazhoranca të ndryshojë mendje dhe ta kthejë propozimin francez në qeveri.

“Asnjë dokument nuk do të ketë legjitimitet dhe rëndësi nëse nuk merr nënshkrimin dhe vulën më të rëndësishme, që është nënshkrimi dhe vula e popullit maqedonas”, u shpreh Stojanoska nga VMRO-DPMNE.

Edhe deputeti Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE u shpreh kumdër propozimit francez. “Mallkimi i maqedonasve është duke ndodhur, pasi në pushtet kemi kuislingë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, vetëm që të mbeten në pushtet. Ata janë të gatshëm të shesin gjithçka që nuk është e tyre”, theksoi Kovaçki.

Kundër këtij dokumenti është ngritur në këmbë populli, intelektualët, historianët, në njëfarë mënyre kemi revolucion ndërsa mazhoranca nuk po e sheh këtë, thotë deputetja Zhaklina Peshevska nga VMRO-DPMNE.

“Asnjëherë nuk do t’ia falim këtë gabim mazhorancës, ata pavetëdije po e varrosin Maqedoninë e Veriut”, thotë Peshevska.

Për deputetët e opozitës oferta e Francës paraqet një labirint të errët nga i cili populli dhe shteti maqedonas nuk do të mund të dalë në 30 vitet e ardhëshme.

Në çdo paraqitje të deputetëve të mazhorancës në foltore, deputetët e VMRO-DPMNE-së bëjnë zhurmë me bori dhe bilbila që të mos dëgjohet fjalimi i tyre dhe mbajnë pankarta me shprehje “tradhtarë të popullit”, “gjuhë dhe identitet”, “populli thotë jo, ndërgjegjësohu”.

Shkrijelj: Opozitë frikacake dhe ksenofobe

Deputetja e pavarur Sanella Shkrijelj, u ka bërë thirrje deputetëve të pranojnë propozimin francez, ndërsa kolegët e saj nga VMRO-DPMNE të cilët me fishkëllima e sabotuan fjalimin e saj në foltore, i quajti frikacak, ksenofobë dhe kriminelë

“Kaolicion antievropian, frikacakë, ksenofobë dhe kriminelë, mund të uluritni sa të doni dhe të fishkëlleni sa të doni, do të vazhdojmë në rrugën evropiane të këtij shteti, duke mbrojtur kështu gjuhën maqedonase dhe të gjitha cilësitë e identitetit etnik maqedonas. Negociata për hyrje në BE nuk është asimilim. Asimilim është t’ua merrni të ardhmen mijëra të rinjve”, tha Shkrijelj.

Deputetët e koalicionit qeverisës u përgjigjën, se “të gjitha gënjeshtrave dhe manipulimeve” të VMRO-DPMNE-së u ka dalë boja dhe partia duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për përhapjen e “gënjeshtrave dhe mjegullnajave”. /DW

Tags: kuvendiMaqedonia e veriutVMRO-DPMNE

TË LIDHURA

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin
Rajoni

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

11:39 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së
Ekonomi

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’
Rajoni

Skandali i korrupsionit me subvencionet bujqësore në Greqi,Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

09:55 | 07/04/2026
Next Post
Në alarm nga temperaturat ekstreme, një parashikim hipotetik i motit për vitin 2050

Në alarm nga temperaturat ekstreme, një parashikim hipotetik i motit për vitin 2050

Del autopsia, zbulohet arsyeja përse humbi jetën Ivana Trump

Del autopsia, zbulohet arsyeja përse humbi jetën Ivana Trump

Zyrtarët amerikanë japin sinjalin e radhës: Qindra dronë nga Irani në ndihmë të Rusisë

Zyrtarët amerikanë japin sinjalin e radhës: Qindra dronë nga Irani në ndihmë të Rusisë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com