Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Samiti i Madridit dhe Shqipëria

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Samiti i Madridit dhe Shqipëria

Nga: Halil Rama

Në Samitin e NATO-s që u zhvillua në Madrid, Spanjë, përveç ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ishte edhe zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu. E vetmja grua shqiptare me gradën gjeneralmajor, aktualisht numri një i Forcave tona të Armatosura (e komanduar, pas zgjedhjes së ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bajram Begaj, në funksionin e Presidentit të Republikës), ajo e vlerëson mbajtjen e këtij Samiti 3 – ditor si një moment historik, për vendimet mjaft të rëndësishme që u morën për orientimin e kursit të sigurisë dhe mbrojtjes në një situatë delikate sigurie, ku Rusia dhe Kina vijojnë të sfidojnë rendin botëror të bazuar në rregullat ndërkombëtare.

Parë në këndvështrimin e strategjisë sonë të mbrojtjes, gjeneralmajor Shehu evidenton vlerësimin e rolit të Shqipërisë si aleate e NATO-s nga Presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Dhe ky vlerësim nuk është i rastësishëm. Referuar edhe vlerësimit të ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, në 13-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë, se roli dhe vlerat e Shqipërisë si aleat i NATO-s vijojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme dhe se së shpejti ekspertë amerikanë do të nisin një program të ri, i cili do të sigurojë që Shqipëria përmbush objektivat e kapaciteteve të NATO-s, gjeneralmajor Shehu, veç të tjerash e argumenton këtë me faktin se aktualisht, ushtarakët shqiptarë janë pjesë e mijëra trupave të vendeve të NATO-s, të cilët shërbejnë në operacionet dhe misionet e Aleancës në vendet baltike, Poloni, Rumani, Bullgari dhe në Kosovë. Po ashtu, edhe për faktin se Shqipëria kontribuon në rritjen e gatishmërisë së forcave aleate dhe modernizimin e strukturës së komandës ushtarake. Paralelisht, Shqipëria, bazuar në pozicionin e saj gjeografik dhe si anëtare fillestare e Koalicionit Global kundër të vetëquajturit “Shtet Islamik”, ajo mbështet aktivisht rolin e intensifikuar të NATO-s në luftën kundër terrorizmit si dhe projektimin e stabilitetit në dhe përreth zonës euroatlantike.

Në takimet e shtuara të nivelit të lartë politik në NATO, që prej datës 24 shkurt të këtij viti, Shqipëria, krahas vendeve të tjera të NATO-s, ka dënuar ashpër sulmin e provokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe si një kërcënim tepër serioz për sigurinë euroatlantike. Gjithashtu, Shqipëria është pjesë e vullnetit të palëkundur të NATO-s për të bërë gjithçka që duhet për të siguruar dhe mbrojtur të gjithë vendet aleate.

Rolin e vendit tonë në Aleancë, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu e sheh edhe në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurimin e territorit të Aleancës Atlantike, ku Shqipëria është dhe do vazhdojë të jetë plotësisht e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në suazën e NATO-s. Kështu,-pohon gjeneralmajor Shehu, në dimensionin thelbësor aleat të Mbrojtjes dhe Shkurajimit, Shqipëria kontribuon ushtarakisht në përforcimin më të madh të mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë, nëpërmjet vënies në jetë të Pranisë së Përparuar të NATO-s në Lindje –EfP (Enhanced Forëard Presence).

Nga Samiti i Madridit, ajo evidenton gjithashtu, se një vëmendje e veçantë që iu kushtua rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili vlerësohet si një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Kjo edhe për faktin se në këtë Samit u theksua se vendet e tij që aspirojnë për anëtarësim në strukturat euroatlantike, do të kenë mbështetjen nga Aleanca.

Qeveria shqiptare shprehu vlerësimin e saj për marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, që i hap rrugë anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO. Kryeministri Edi Rama propozoi nga ana e tij që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe, duke kërkuar nga vendet që nuk e kanë njohur të vlerësojnë qëndrimin e tyre.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s miratuan Konceptin e ri Strategjik të Aleancës, duke përcaktuar prioritetet kryesore dhe qasjet për adresimin e sfidave për dekadën e ardhshme. Ndryshe nga Koncepti Strategjik i vitit 2010, i cili e cilësonte Rusinë si “partner strategjik”, koncepti i ri e paraqet atë si “rreziku më i madh i drejtpërdrejtë i Aleancës”, ndërsa Kinën si një vend në rritje dhe me politika ambicioze për të sfiduar interesat dhe sigurinë e Aleancës.

Pikërisht në këtë këndvështrim i sheh vendimet dhe rëndësinë e këtij samiti drejtuesja kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Manushaqe Shehu (nga data 16 janar 2018 e në vijim kryen detyrën e zëvendësshefit të SHP të FA), e cila vjen në këtë funksion mjaft të rëndësishëm pas një karriere të shkëlqyer në të gjitha nivelet e Ushtrisë Shqiptare. Veçanërisht gratë dhe vajzat oficere krenohen me profilin e shefes së tyre, doktore e shkencave, gjeneral major dhe juriste. Mbi të gjitha, tek ajo spikasin vlerat njerëzore. Personaliteti dhe karakteri i saj në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos me dinjitet për më shumë se tri dekada në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së dëshiruar në vite. Në këtë përditshmëri, ajo mbetet një nga figurat më interesante si përfaqësuese e elitës intelektuale shqiptare.

Tags: Halil RamaNATOshqiperia

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Deputeti i Bundestagut: Javën tjetër nisim negociatat me BE-në (VIDEO)

Deputeti i Bundestagut: Javën tjetër nisim negociatat me BE-në (VIDEO)

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa për produktet bazike

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa për produktet bazike

Kryeministri i Sri Lankës thirrje ushtrisë të rivendosë rendin

Kryeministri i Sri Lankës thirrje ushtrisë të rivendosë rendin

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025




TË FUNDIT

IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit
Bota

IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

by mirseda
20:34 | 04/10/2025
0

Organizatorët e protestës në Dublin thanë se marshimi i sotëm shënoi “dy vjet gjenocid në Gaza” –...

Korçë/ 30-vjeçari gjendet i lënduar në rrethana të mistershme në rrugë

Korçë/ 30-vjeçari gjendet i lënduar në rrethana të mistershme në rrugë

20:19 | 04/10/2025
“Si ka mundësi që nuk të pyeti?”/ Rama fton në podcast Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës

“Si ka mundësi që nuk të pyeti?”/ Rama fton në podcast Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës

19:58 | 04/10/2025
Mesazhi emocionues i “Plisave” për djemtë e Kombëtares para sfidës me Serbinë

Mesazhi emocionues i “Plisave” për djemtë e Kombëtares para sfidës me Serbinë

19:56 | 04/10/2025
Polonia shton kontrollet ndaj emigracionit ilegal, dërgon trupa ushtarake në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë

Polonia shton kontrollet ndaj emigracionit ilegal, dërgon trupa ushtarake në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë

19:38 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com