Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Kushi nis konsultimin publik për ndryshimet e ligjit të arsimit parauniversitar

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kushi nis konsultimin publik për ndryshimet e ligjit të arsimit parauniversitar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, ka nisur procesin e konsultimit publik të ligjit për arsimin parauniversitar me mësues, ekspertë, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve arsimore nga i gjithë vendi. Ndërkohë që në ditët në vijim ky proces do të vijojë me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, Bashkitë, Parlamentin e Nxënësve, shoqërinë civile, etj.

Gjatë prezantimit që bëri Ministrja Kushi, theksoi se këto ndryshime janë nisur edhe nga problematikat e hasura gjatë këtyre viteve në zbatimin e këtij ligji.

Propozimet e bëra në këtë projektligj synojnë:

të implementojnë konceptin e shkollave të mesme të bashkuara;

të sigurojnë edukimin dhe promovimin e talenteve në arsimin bazë, jo vetëm nga shkollat e drejtimit të orientuar, por edhe nga shkollat e tjera 9-vjeçare;

të sigurojmë të drejtën e nxënësve që të regjistrohen në klasë të parë edhe kur ata e mbushin moshën 6 vjeç pas fillimit të vitit shkollor, por deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik;

të përfshijnë në institucionet arsimore parauniversitare mësuesin në dispozicion;

të sigurojnë mbështetje institucionale për nxënësit me aftësi të kufizuar nëpërmjet krijimit të Qendrave Burimore;

të sigurojnë mbrojtje për nxënësit, duke ndaluar përfshirjen në sistemin arsimor të personave (mësuesve) të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucionet arsimore, pavarësisht rehabilitimit të tyre;

Në lidhje me propozimin e moshës minimale të hyrjes në klasë të parë, Ministrja Kushi u shpreh se kjo temë ka hapur debat pasi është keqinterpretuar, pasi fëmijët nuk detyrohen që të hyjnë në shkollë 5 vjeç.

“Në fakt qëllimi është krejt tjetër. Nisur në radhë të parë nga zhvillimi që kanë sot fëmijët, por nisur dhe nga arsimi parashkollor që gjithashtu është zhvilluar. Sot ne kemi fëmijë që moshën 6 vjeç e mbushin në tetor apo në nëntor, ndërkohë që ata kanë bërë klasën parashkollore. Ndërkohë që ata janë shumë të zhvilluar, ata dinë të lexojnë, ata dinë të shkruajnë dhe prindërit e tyre po edhe ekspertët e gjykojnë humbje kohe dhe humbje të interesit të fëmijës nëse ne i lëmë edhe një vit tjetër për shkaqe që i pengon ligji. Atëherë, ne kemi menduar që të drejtën për të hyrë në klasë të parë në shtator, ta kenë të gjithë ata fëmijë që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik”, tha ministrja.

Ajo shtoi se kjo është një kërkesë e ardhur nga shumë prindër që duan t’i fusin fëmijët e tyre në klasë të parë, por është pengesë ligjore. Kjo është një praktikë që e kanë shumë vende të tjera, madje ka shtete që fillojnë që 5 vjeç klasën e parë.

Tags: arsimi parauniversitarKushiMinistrja

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
Euro bie drejt barazimit me dollarin

Euro bie drejt barazimit me dollarin

Zbulohet miniera 200-vjeçare, gjenden sendet personale që punëtorët kanë lënë pas

Zbulohet miniera 200-vjeçare, gjenden sendet personale që punëtorët kanë lënë pas

Urdhri profesional i inxhinierit, shkatërrimi i inxhinierisë

Urdhri profesional i inxhinierit, shkatërrimi i inxhinierisë







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com