Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandali i inceneratorëve/Jeton duke mbledhur kanaçe, por rezulton biznesmene

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Skandali i inceneratorëve/Jeton duke mbledhur kanaçe, por rezulton biznesmene

Merita Hajdari u paraqit sot në SPAK për t’u pyetur mbi lakimin e emrit të saj në skandalin e faturave fiktive të kompanive të lidhura me inceneratorët. Në qendër të këtij skandali janë disa kompani, mes tyre edhe “Elvis 03”, të cilat kanë gjeneruar fatura fiktive ndaj kompanive të inceneratorëve, me qëllim justifikimin e shpenzimeve nga këto të fundit, në një kohë që nuk kishin bërë asnjë punë reale.

E moshuara, e cila jeton duke mbledhur kanaçe dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë skandal, por se i kanë vjedhur identitetin, nuk tha asnjë fjalë kur doli nga SPAK.

Por, si është përfshirë emri i Merita Hajdarit në skandalin e inceneratorëve dhe lidhja me kompaninë “Elvis 03”?

Abcnews.al zbulon se emri i Merita Hajdarit, bashkë me kartën e identitetit dhe nr. e ID-së, rezulton të jetë përdorur në të vitit 2017, ku gjoja është autorizuar nga Gjyste Serrmi, pronare e vetme e kompanisë “Elvis 03” për të bërë veprimet në QKB për pezullimin e aktivitetit ekonomik të kësaj kompanie. Bashkë me emrin e saj, Gjyste Serrmi ka shtuar edhe nr. e ID-së së Merita Hajdarit, e cila më pas rezulton të ketë bërë veprimet në QKB.

Në fakt, e gjitha kjo është një mashtrim, pasi Merita Hajdari jo vetëm që nuk ka bërë veprime të tilla në llogari të kompanisë në fjalë, por nuk ka qenë fare në dijeni mbi çfarë po ndodhte me emrin e saj.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi në fund, djathtas, dokumenti mban firmën e Administratores, Gjyste Serrmi. Siç mëson abcnews.al, në këtë datë, zonja në fjalë kishte të paktën dy muaj që kishte ndërruar jetë.

Në emrin e Gjyste Serrmit, kur ajo kishte ndërruar jetë është bërë një tjetër veprim edhe në fund të korrikut 2017, ku autorizohej Dashamir Ymeraj që të bënte veprimet ne QKB duke ndërruar emrin e kompanisë nga “Elvis 03” në “Elvis 03 shpk”.

Më herët, Abcnews.al publikoi një intervistë të gazetarit Simon Shkreli me djalin e Gjyste Serrmit, Marketin Serrmi, i cili tha se nëna e tij kishte jetuar vetëm me 11 700 lekë pension dhe shpesh kishte vështirësi të ushqehej e jo më të ishte pronare e kompanisë “Elvis 03” që rezulton se ka qarkulluar më shumë se 530 milion lekë nga ato të inceneratorëve.

Pjesë nga intervista:

Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension 117 mijë lekë.

Simon Shkreli: Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?

Marketin Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.

Simon Shkreli: Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.

Simon Shkreli: Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?

Marketin Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.

abcnews.al

Tags: inceneratoretkanaceMerita Hajdari

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Next Post
Presidenti, negociatat para kamerave si rekord Guinness

4 këshilla si të bëhesh milioner!

Kryemadhi: SPAK u zgjua nga gjumi, s’mund të bëni kurban drejtësinë për Ramën dhe Veliajn

Kryemadhi: SPAK u zgjua nga gjumi, s’mund të bëni kurban drejtësinë për Ramën dhe Veliajn

Francesco Totti ndahet nga bashkëshortja pas 17 vitesh martesë

Francesco Totti ndahet nga bashkëshortja pas 17 vitesh martesë







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com