Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Scholz: Gjermanët duhet ta përballojnë së bashku krizën e kostove të jetesës

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Scholz: Gjermanët duhet ta përballojnë së bashku krizën e kostove të jetesës

Në një video podcast kancelari Olaf Scholz tha se rritja e çmimeve është mjaft shqetësuese. Ministrat, sindikatat, banka federale dhe akademikët mblidhen për të diskutuar për gjendjen. Kancelari gjerman, Olaf Scholz u kërkoi qytetarëve që t‘i përballojnë së bashku problemet ekonomike të vendit, sepse inflacioni në ekonominë gjermane vazhdon të mbetet i lartë.

Në video podkastin e tij javor kancelari Scholz pranoi se rritja e çmimeve po shqetëson shumë qytetarë në Gjermani dhe u bëri thirrje qytetarëve të përkrahin dhe mbështesin njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave të fundit çmimet në qershor u rritën me 7.6% krahasuar me një vit më parë, dhe Scholz tha se do të organizojë një takim ekspertësh për të trajtuar krizën e kostove të jetesës. Kancelari tha se për këtë takim ka ftuar sindikatat, punëdhënësit, përfaqësues të Bankës Qendrore (Bundesbank) dhe akademikë.

Fushata e quajtur “Veprim i Koncertuar” të kujton përpjekje të ngjashme të ish-kancelarëve të Gjermanisë Perëndimore në vitet 1960 dhe 1970.

Rritje e përhershme pagash apo një shtesë vjetore 

Ekonomistë dhe politikanë kanë hedhur ditët e fundit disa ide për të lehtësuar barrën e kostove mbi qytetarët.

Ministri i Punës, Hubertus Heil, hodhi idenë e pagimin të një shtese vjetore për beqarët që fitojnë më pak se 4,000 euro bruto në muaj dhe për të martuarit që fitojnë më pak se 8,000 euro së bashku.

Rritja e çmimeve shqetëson shumë qytetarët në Gjermani

Expertët e Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) thanë se pagimi i njëhershme i një shtese vjetore ofron vetëm lehtësim të përkohshëm. “Vetëm paga më të larta dhe përfitime sociale mund të kompensojnë në mënyrë të qëndrueshme dëmin ndaj qytetarëve me të ardhura të mesme dhe të ulëta,” tha presidenti i DIW, Marcel Fratzscher për agjencinë e lajmeve dpa.

Politikania social-demokrate, Saskia Esken, kërkoi rritjen e ndihmave dhe mbështetjes sociale në përshtatje me rritjen e inflacionit.

Përveç kësaj ajo kërkoi edhe një ngritje të ndjeshme dhe të përhershme të pagave, veçanërisht të pagave të ulëta.

Ekspertja ekonomike e partisë CDU, Julia Klöckner, bëri thirrje për uljen e përhershme të taksave, ndër të tjera ato mbi energjinë.

Inflacioni i lartë në Gjermani u përkeqësua nga pushtimi rus i Ukrainës. Kryeekonomisti i DekaBank, Ulrich Kater, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk mendon se çmimet do të ulen në një të ardhme të afërt. Kater tha se “deri në fund të vitit duhet të llogarisim me një rritje inflacioni deri në rreth 7%”. /DW

Tags: Kancelari gjermanOlaf Scholzrritja e cmimeve

TË LIDHURA

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët
Bota

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

09:00 | 19/03/2026
Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi
Bota

Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi

08:54 | 19/03/2026
Samiti arab, apel i përbashkët drejtuar Iranit për të ndaluar sulmet
Bota

Samiti arab, apel i përbashkët drejtuar Iranit për të ndaluar sulmet

08:53 | 19/03/2026
Next Post
Lulishtja ishte plot me njerëz, do merrte hak për djalin. Zbardhen detajet si nisi sherri në Shkodër

Lulishtja ishte plot me njerëz, do merrte hak për djalin. Zbardhen detajet si nisi sherri në Shkodër

Zelensky: Deri në 60 milionë tonë drithë mund të mbeten në Ukrainë deri në vjeshtë

Zelensky: Deri në 60 milionë tonë drithë mund të mbeten në Ukrainë deri në vjeshtë

Inceneratorët/Kryemadhi: Do jemi prezent me fakte të reja! SPAK nis verifikimet

Inceneratorët/Kryemadhi: Do jemi prezent me fakte të reja! SPAK nis verifikimet







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Mungesa e PD në delegacionin e Kuvendit , reagon Grupi Parlamentar: U përjashtuam qëllimisht
Aktualitet

Mungesa e PD në delegacionin e Kuvendit , reagon Grupi Parlamentar: U përjashtuam qëllimisht

by mirseda
09:38 | 19/03/2026
0

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka dhënë një sqarim lidhur me mungesën në delegacionin zyrtar të Kuvendit...

Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare

Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare

09:16 | 19/03/2026
Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

09:04 | 19/03/2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

09:00 | 19/03/2026
Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi

Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi

08:54 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com