pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet resmi adrestaraftarium24betasusjustin tvjojobetdeneme bonusujustin tvslot sitelerideneme bonusutaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomkalitebetimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompusulabet girişpokerklasbetewinbetewinbetgarantiibizabetibizabetcashwincashwinbetbeybetgarantiesbet girişbetbeygameofbetesbetradissonbetgameofbetradissonbetradissonbetjojobet resmi adresmatbet girişkalitebetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgitcratosroyalbetcasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişcratosroyalbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarmarsbahiscasinowonbahiscomcasibomjojobet girişmatbetsuperbetinhititbetbettiltbetewingrandpashabet girişcasibom girişbahiscomcasibomcratosroyalbetpokerklasjojobet girişHoliganbetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet girişcratosroyalbetkralbetholiganbetmarsbahisgrandpashabetpusulabetsekabetmatbetholiganbet girişmarsbahis girişgrandpashabet güncel girişpusulabet girişsekabet girişmatbet girişgrandpashabetimajbetimajbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabetganobetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tridhjetë e dy

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

LEONARD DEMI

Nesër, udhëheqësit e NATO-s do të takohen në Madrid për të diskutuar çështjet e rëndësishme me të cilat përballet Aleanca. Ky Samit, i tridhjetë e dyti nga dita e themelimit të Aleancës, do të jetë një ngjarje transformuese. Ai do të përcaktojë drejtimin strategjik të NATO-s për dekadën e ardhshme dhe më tej me një pikësynim të mirëpërcaktuar: të adaptohet ndaj një bote në ndryshim që të mund të sigurojë dhe të mbrojë një miliard njerëz. Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia është një sfidë e drejtpërdrejtë për rendin e bazuar në rregulla dhe rrezikon që bota të rikthehet në epokën, kur vendet e fuqishme mund të pushtojnë vendet më të vogla sipas dëshirës (MM).

Samiti do të trajtojë edhe sfidat e tjera, që kërcënojnë sigurinë tonë, si: përballja në rritje midis demokracisë dhe autoritarizmit, terrorizmi dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, sulmet kibernetike dhe hibride, hapësira dhe shqetësimet klimatike. Vendimet e Samitit të Madridit do të forcojnë më tej NATO-n për të qenë më e fortë dhe më e përgjegjshme në këtë botë më të rrezikshme. Ato do të rrokin, kryesisht, pesë fusha: shkurajimin dhe mbrojtjen, Konceptin e ri Strategjik, partneritetet, zgjerimin (Finlanda dhe Suedia) dhe ndarjen e barës.

  1. FORCIMI I SHKURAJIMIT DHE MBROJTJES

NATO po adaptohet për të qenë e aftë të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat, në çdo kohë dhe kundër çdo kërcënimi. Strategë të Aleancës vënë re se lufta e Ukrainës nxori në pah rëndësinë e pajisjeve të rënda të dislokuara në vendin e luftimit, të karburantit, municioneve dhe furnizimeve. Por, mënyra e vetme për të ruajtur paqen, për të menaxhuar një botë të rrezikshme e shumë më të paparashikueshme është uniteti i Amerikës së Veriut me Europën. NATO, në Madrid, do të miratojë strukturën e adaptuar të forcave të veta për të dislokuar më shumë formacione luftarake në kufirin e vet lindor, me qëllim që të forcojë më tej grupet e atjeshme luftarake, për t’i kthyer në Brigada Luftarake me më shumë pajisje të para-pozicionuara në pika strategjike, me më shumë mbrojtje ajrore, detare, kibernetike dhe me më shumë armatime rezervë. Për herë të parë, NATO kërkon të dislokojë forca për të mbrojtur aleatë të veçantë. Kësisoj, NATO po ngre një model të ri force.

Modeli i ri i forcës përbëhet nga shumë elemente, por komponenti tokësor në pjesën lindore të Aleancës përbëhet, kryesisht, nga tri shtylla: E para, ka të bëjmë me një prani ushtarake më të madhe në pjesën lindore. Vetëm gjatë muajve të fundit, atje, Aleanca dyfishoi numrin e grupeve luftarake: nga katër në tetë. E dyta, rriti më tej numrin e trupave dhe formacioneve luftarake të dislokuara në Lindje me më shumë komandë dhe kontroll, si domosdoshmëri për të siguruar organizimin dhe përforcimet. Elementi tjetër i kësaj shtylle është para-pozicioimi, sepse lëvizja e mjeteve të blinduara, lëvizja e municioneve, apo furnizimet kërkojnë kohë.

Kësisoj, ato do të jenë të gatshme në momentin e duhur. Në shtyllën e tretë bëjnë pjesë trupat e paracaktuar: forcat që do të stërviten në territorin që do të mbrojnë. Ky model siguron (i) më shumë trupa, (ii) pajisje të para-pozicionuara dhe (iii) forca të paracaktuara me përgjegjësi për një territor të përcaktuar. Aleanca po shikon nga e ardhmja dhe udhëheqësit e NATO-s po bëjnë plane afatgjata për të shkurajuar dhe mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Zanafilla e këtij transformimi nuk është 24 shkurti i sivjetshëm, por viti 2014, kur Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë.

  1. KONCEPTI I RI STRATEGJIK

Në Madrid, NATO do të miratojë Konceptin e ri Strategjik, dokumenti i dytë më i rëndësishëm i Aleancës, pas Traktatit Themelues. Koncepti Strategjik është themelor për përshtatjen strategjike të NATO-s dhe drejton zhvillimin e saj të ardhshëm politik dhe ushtarak. Koncepti Strategjik ripohon vlerat dhe qëllimin e NATO-s dhe ofron një vlerësim kolektiv të mjedisit të sigurisë. Ai do të riafirmojë unitetin e Aleancës dhe do të na sigurojë se NATO do të jetë e përgatitur për të përballuar sfidat e së ardhmes. Ky koncept është kërkesë e mjedisit të sotëm të sigurisë, ku rendi ndërkombëtar liberal, që ndihmoi NATO-n të mbante ekuilibrin ushtarak dhe një sistem ndërkombëtar konkurrues gjatë Luftës së Ftohtë, është nën trysni, po kështu, tregtia e lirë, sistemi demokratik, stabiliteti financiar shoqëruar me një rishpërndarje marramendëse të pasurisë dhe fuqisë drejt Azi-Paqësorit.

Së fundi, kërcënimet jotradicionale të sigurisë, që karakterizuan epokën pas Luftës së Ftohtë janë zgjeruar në numër dhe intensitet, si: (i) ngritja e Kinës, (ii) përshpejtimi teknologjik dhe (iii) ndryshimet klimatike. Koncepti i ri i referohet Rusisë si kërcënimi më domethënës dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, por do të trajtojë, gjithashtu, Kinën, e cila në Konceptin e tanishëm Strategjik nuk përmendet askund. NATO nuk e konsideron Kinën si kundërshtar, por ngritja e Kinës, fakti që ajo po investon shumë në pajisje të reja moderne ushtarake, në teknologjitë kryesore, përfshirë shkallëzimin e ndjeshëm të aftësive të veta bërthamore, si dhe përpjekja e saj për të kontrolluar infrastrukturën kritike në Europë, Tridhjetë e dy paraqesin disa sfida për vlerat, interesat dhe sigurinë tonë. Natyrisht, që këto sfida kanë një ndikim edhe në mënyrën se si NATO duhet të reagojë në një botë më konkurruese. Në këtë kontekst, në Samitin e Madridit do të marrin pjesë për herë të parë partnerët e Aleancës në Azi-Paqësor, si: Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

  1. PARTNERITETET

Në Madrid, NATO do të rritë mbështetjen e vet për Ukrainën dhe partnerët e tjerë në rrezik. Aleatët dhe partnerët e NATO-s i kanë ofruar Ukrainës mbështetje të pashembullt për t’u mbrojtur nga pushtuesit rusë, por në Samit, udhëheqësit e Aleancës do të miratojnë për Ukrainën një paketë të re ndihme gjithëpërfshirëse afatshkurtër dhe afatgjatë me projekte konkrete, përfshirë pajisje anti-dron, komunikime të sigurta, karburant, pajisje të rënda ushtarake për të kaluar nga ato të epokës sovjetike në pajisjet moderne të NATO-s, sisteme me rreze të gjatë veprimi, rritjen e ndërveprimit dhe forcimin e mëtejshëm të institucioneve ukrainase të mbrojtjes dhe sigurisë, mbështetje financiare etj.

Presidenti Zelenskyy është i ftuar të flasë në Samit. NATO do ta mbështesë Ukrainë për aq kohë sa duhet dhe për aq kohë sa ajo të ketë nevojë, pavarësisht nga kostoja. Çmimi që do të paguanim nëse Putini do ta vazhdonte rrugën e tij pushtuese kundër ndonjë shtetit tjetër europian, do të ishte shumë më i lartë se çmimi që paguajmë sot për të mbështetur Ukrainën. Krahas kësaj mbështetjeje, NATO, njëkohësisht, përpiqet të parandalojë përshkallëzimin e luftimeve, d.m.th. një luftë midis Rusisë dhe Europës.

NATO e bën këtë duke mos u përfshirë drejtpërdrejt në terren dhe duke rritur ndjeshëm praninë ushtarake në pjesën lindore të Aleancës. Qëllimi i parandalimit nuk është të provokojë konflikt, por të parandalojë konfliktin, të ruajë paqen dhe kjo është arsyeja pse NATO forcon shkurajimin dhe mbrojtjen. Aleanca do të miratojë, gjithashtu, një mbështetje më të madhe politike dhe praktike për partnerët e tjerë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe ndërhyrjeve ruse me synim forcimin e qëndrueshmërisë së tyre, përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Aleatët janë të palëkundur të mbështesin të drejtën e çdo kombi të zgjedhë rrugën e vet.

  1. FINLANDA DHE SUEDIA KËRKOJNË TË BËHEN ANËTARE TË NATO-S

Vendimi i Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO është historik dhe shumë aleatë kanë shprehur mbështetjen e tyre. Turqia e kundërshton kërkesën e Suedisë dhe Finlandës me arsyetimin se këto shtete u ofrojnë strehim anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e listuar nga Ankaraja dhe aleatët e vet perëndimorë si grup “terrorist”.

Nga ana tjetër, të dyja vendet nordike, bashke me disa anëtarë të tjerë të NATO-s, kanë vendosur, gjithashtu, një embargo armësh kundër qeverisë turke, pasi trupat e saj hynë në Siri për të sulmuar grupet e milicisë kurde. Turqia është një anëtare e NATO-s, që ka një rëndësi të madhe për Aleancën. Ushtria turke është forca e dytë më e madhe ushtarake në NATO, pas Forcave të Armatosura të SHBA-së (775,000 personel ushtarak dhe paraushtarak) dhe një nga pesë vendet anëtare të NATO-s (Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë, Turqi), që mbajnë armë bërthamore në territorin e tyre. Si vend kufitar me Irakun dhe Sirinë, ka luajtur dhe luan një rol kyç në luftë kundër terrorizmit. Po kështu, Turqia luan një rol të dorës së parë në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë apo për të eksportuar drithin ukrainas.

Kundërshtimet e Presidentit Erdogan për pranimin e dy vendeve nordike po merren shumë seriozisht nga Aleanca, pasi ato janë shqetësime legjitime për sigurinë e vendit të vet nga terrorizmi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vëren se asnjë aleat tjetër nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste sesa Turqia. Aleanca po përpiqet fort për të gjetur një zgjidhje që të dyja vendet të mund t’i bashkohen NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur, pasi Finlanda dhe Suedia do të bëhen më të sigurta dhe NATO më e fortë, por kjo mund të mos ndodhë në Madrid.

  1. NDARJA E BARRËS

Në Madrid, Aleanca do të angazhohet sërish për të arritur zotimin e vitit 2014: të shpenzojmë të paktën 2% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2024. Sot, këtë objektiv e kanë arritur ose e tejkalojnë tetë aleatë: Amerika, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Kroacia, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania. Shumica e anëtarëve të tjerë kanë plane të qarta për ta arritur atë prag dhe po e shohin 2% si dysheme, jo si tavan. Ky është drejtimi i duhur, që tregon një angazhim të vërtetë për ndarje më të madhe të barrës ndërmjet të gjithë anëtarëve të Aleancës.

Në prag të këtij Samiti, sondazhet tregojnë se gati 80% e 78% të qytetarëve të vendeve të NATO-s mbështesin ruajtjen ose rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Kjo mbështetje vazhdon të rritet, sepse një NATO e fortë është thelbësore për të ruajtur paqen, për të parandaluar konfliktin dhe për të mbrojtur njerëzit dhe vlerat tona tani dhe në të ardhmen. Shkurajimi dhe mbrojtja janë të domosdoshme për mbrojtjen tonë, por që nuk sigurohen falas. Forcat e Armatosura të vendit tonë po përfaqësohen në këtë Samit me dinjitetin e një anëtari kontribuues për sigurinë e Aleancës dhe të partnerëve të vet.

Tags: Leonard DemiNATOrusiUkrainë

TË LIDHURA

Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë, shqetësim liria e medias:Dënojmë sulmet dhe retorikën e përdorur

13:59 | 17/06/2026
Aktualitet

Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”,

10:40 | 17/06/2026
Të Gjitha

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026
Next Post

Udhëheqësit e G7 zotohen të mbështesin Ukrainën "për aq kohë sa duhet"

Japonia u bën thirrje 37 milionë banorëve që të fikin dritat

“Kryeministri me charter personal”, Peleshi: Ka lidhje me dinjitetin e një shteti







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Deputetja e Shkodrës reagon pas largimit nga PS: Nuk jam zhdukur, telefonin e fika vetë

15:59 | 15/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin

by mirseda
23:03 | 17/06/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se forcat amerikane do të qëndrojnë në Gjirin Persik për...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

23:01 | 17/06/2026

14 urdhër-arreste në Kadastrën e Dibrës, në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës

22:56 | 17/06/2026

Tjetër atentat ndaj Trump? FBI thotë se parandaloi sulmin me dronë në Shtëpinë e Bardhë

22:52 | 17/06/2026

Koçiu: Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë

22:49 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com