“Ukraina është në një situatë kritike, kështu që ka një nevojë urgjente për mbështetje”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara një samiti të NATO-s në Bruksel.
Stoltenberg thotë se anëtarët e Aleancës do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë të rënda dhe sisteme me rreze të gjatë, dhe ai pret që një paketë e re ndihme për Kievin të miratohet në Samit.
“Ne jemi jashtëzakonisht të përqendruar në rritjen e mbështetjes”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today