Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Scholz: Marrëveshja politike me Serbinë, duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Scholz: Marrëveshja politike me Serbinë, duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha në Prishtinë se për dialogun Kosovë-Serbi duhet qëndrim konstruktiv dhe një marrëveshje përfundimtare, e cila do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në Prishtinë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës. Sipas tij, dialogu është rruga e vetme që i hap Kosovës perspektivën e mëtejme drejt Bashkimit Evropian dhe një qëndrim konstruktiv në këtë dialog është në interes të të gjithë qytetarëve në Kosovë. Scholz tha se një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është një kusht i rëndësishëm për investime dhe për vende pune.

Dy vende që nuk njohin njëra-tjetrën, nuk bëhen dot anëtare të BE

Kancelari gjerman i bëri deklaratat në një konferencë të përbashkët për medie në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij në rajon. “E qartë është që marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Scholz. Kancelari gjerman duke ju referuar situatës në Ukrainë dhe vazhdimit të pushtimit rus, tha se “zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe Serbisë bëhet edhe më e rëndësishme”.

“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të çohet përpara dhe në kohëra si kjo, vlera e sigurisë dhe lirisë na bëhen më të qarta. Është një arsye edhe më shumë dhe më e rëndësishme që Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të gjejnë një zgjidhje politike, e cila kontribuon në stabilitetin rajonal”, tha Olaf Scholz.

Scholz: Kosova partnere e besueshme

Kosovo Olaf Scholz zu Besuch bei Premierminster Albin Kurti

Kancelari gjerman tha se me kryeministrin Kurti ka biseduar edhe për pozicionimin e qartë të Kosovës lidhur me pushtimin rus në Ukrainë. “Lufta e agresionit rus kërkon një qëndrim të qartë dhe një përgjigje të prerë ku kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës nëpërmjet mbështetjes së të gjitha masave dhe sanksioneve, ka treguar se Kosova, si partnere e besueshme, qëndron në anën tonë dhe në anën e bashkësisë evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Scholz.

Kancelari gjerman tha se Qeveria gjermane e ka vendosur si prioritet ndihmën për shtetet e Ballkanit Perëndimor që të përafrohen me Bashkimin Evropian dhe në këtë linjë ai tha se këtë vit do ta rijetësojë procesit e Berlinit me një takim në vjeshtë. “Dëshiroj që së bashku me partnerët tanë, në kuadër të Procesit të Berlinit ta rijetësojë atë këtë vit dhe në vjeshtë do të thërras një konferencë në Berlin. Rajoni duhet të përparojë referuar krijimit të një tregu të përbashkët rajonal dhe katër marrëveshjet e rëndësishme për lëvizjen e lirë, të njerëzve, për njohjen e diplomave profesionale duhet të lidhen shpejt”, tha Scholz.

Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që refuzon të jetë pjesë e nismës “Open Ballkan”, tha se “procesi i Berlinit do të përshpejtojë reformat dhe do të sjellë gjashtë shtetet e Ballkanit më pranë bllokut evropian”. Kurti tha, se ai ka kërkuar mbështetjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz për integrim të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe njëkohësisht bëri të ditur se në fund të këtij viti, Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit për Bashkim Evropian.

Kosovo | Olaf Scholz in Pristina

“Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojmë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”, tha Kurti. Sipas tij, prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme dhe nuk bën të krijohen vakume të sigurisë. “Konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Dëshirojmë të bëhemi anëtarë në Partneritetin për Paqe. Kemi nevojë për NATO-n në Kosovë deri atëherë kur Kosova të anëtarësohet në NATO. Nuk bën të krijohet kurrfarë vakumi i paqes dhe sigurisë”, tha kryeministri Kurti.

Ndërkohë, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Kancelari gjerman tha se qeveria e tij po angazhohet maksimalisht me partnerët që Kosovës t’i liberalizohen vizat. “Ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt, pasi kushtet janë plotësuar dhe për këtë po flasim me partnerët tanë që edhe ata të binden siç jemi bindur ne”, tha Olaf Scholz.

Kosovo | Olaf Scholz in Pristina

Vizita në Kosovë e një kancelari të Gjermanisë, ndodh pas 11 vjetësh, pas vizitës së fundit që kishte ish-kancelarja Angela Merkel. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte më 4 maj për vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të kancelarit Olaf Scholz. Kancelari gjerman vizitoi Kosovën në kuadër të turit të tij në Ballkanik. Nga Kosova ai udhëtoi të premten për në Serbi ku takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. /DW

Tags: Kancelari gjermankosoveOlaf Scholzserbi

TË LIDHURA

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj
Rajoni

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje
Rajoni

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

17:19 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
“Zoti i ndihmoftë nëse ky është i klasit të parë!”, udhëtarët të shqetësuar për ushqimin në avion

"Zoti i ndihmoftë nëse ky është i klasit të parë!", udhëtarët të shqetësuar për ushqimin në avion

E drejta e drejtimit të PD-së dhe e drejta e shumicës

E drejta e drejtimit të PD-së dhe e drejta e shumicës

Zhgënjim në “Air Albania”/ Izraeli përmbys rezultatin, përfundon 1-2 në Tiranë

Zhgënjim në “Air Albania”/ Izraeli përmbys rezultatin, përfundon 1-2 në Tiranë

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023
Aktualitet

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

by mirseda
22:44 | 04/08/2025
0

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më...

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

20:42 | 04/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

17:15 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com