Marine Le Pen u godit me vezë në fytyrë të premten. Ajo ishte duke bërë fushatë në veri të Francës kur ndodhi incidenti.
Gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, Marine Le Pen e gjeti veten si kandidatja e dytë më e suksesshme në votime. Ajo hyri në balotazh me liderin aktual Emanuel Macron, dhe megjithëse ai arriti të mposht kundërshtarin e tij të ekstremit të djathtë, mbetën më shumë pyetje sesa përgjigje.
Një rritje e populizmit të ekstremit të djathtë është vërejtur në Francë gjatë viteve të fundit, dhe Le Pen ka qenë në ballë të kësaj lëvizjeje.
Udhëtimi i Le Pen në Saint Amand les Eaux u shndërrua në farsë, pasi vendasit e zemëruar hodhën vezë drejt rrethimit të saj.
Burimi i lajmit: The London Economic. Përshtatur nga Tirana Today
Someone threw an egg in Marine le Pen’s face pic.twitter.com/ekZLlt4Ajf
— Yara Amendiares 🐇 (@foushi19) June 3, 2022