Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një president zjarrfikës?!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një president zjarrfikës?!

Nga: Lutfi Dervishi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, me shumë gjasa do të jetë Presidenti i tretë brenda 20 viteve të fundit që ulet në karrigen e kryetarit të shtetit pas një karrierë ushtarake.

Sidomos sot u diskutuan dhe u bënë të sigurta kandidatura që mund të cilësoheshin “provokim”.

Profili i deritanishëm i kandidatit të propozuar, i ngjan më shumë kandidaturës së një presidenti zjarrfikës. Një siguri mund ta shprehim që në fillim: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk ka gjasë që të ndezë zjarre. Megjithatë, në një vend si Shqipëria, vatrat e zjarrit i krijon kushdo, kudo dhe kurdoherë, atje ku pritet dhe atje ku s’ta pret mendja.

Vatra më e fundit është ajo e zjarrit anti-presidencial që dogji tri raunde votimi, dhe që siç duket s’ka për t’ia dhënë votëbesimin presidentit të ri. Nëse do t’i shuajë dot këto zjarre Bajram Bega, këtë do ta tregojë koha. Zjarrin e parë, zjarrin anti-presidencial e ka tek dera. Këtu do të jemi dhe do ta vëzhgojmë!

Përveç rolit “zjarrfikës”, kandidatura e shefit të Shtabit të Përgjithshëm rikthen modelin e kandidatit jashtë politikës.

Duket se faza në të cilën po kalon vendi kërkon një kandidaturë që ka mbajtur një distancë higjenike nga politika e ditës, një kandidaturë që dëshmon ndershmëri dhe sensin e lartë të detyrës, gjë të cilën ushtarakët e kanë në ADN-në e tyre.

Kandidatura e zgjedhur ofron befasi për shkak se nuk është diskutuar në tavolinat mediatike dhe rrjetet sociale! Nuk është person që njihet në publik për mendimet dhe idetë të lidhura me çështjet apo sfidat që përballet vendi.

Pavarësisht se Presidenti nuk ka kompetenca ekzekutive, ai ka një pushtet që është i shpërdoruar mes aktorëve politik, të rinj apo të vjetër, pushtetin e shembullit personal apo pushtetin e fjalës.

Si do ta përdorë Presidenti i ri këtë pushtet? Çfarë do të ofrojë për publikun dhe për audiencën e huaj?

Ushtarakët janë mësuar me rregullin, ligjin dhe hierarkinë!

Si do të sillet “ushtaraku” nëse menjëherë pas përfundimit të ceremonisë do të tentojnë ta trajtojnë si noter të ekzekutivit?

Një kandidaturë e pastër nga akuzat dhe me distancë nga politika jep premisat për të përsëritur suksesin në detyrë të “ushtarakëve” Moisiu dhe Nishani.

PS dhe kryeministri kishin rastin të zgjidhnin një kandidaturë të shkëlqyer pasi i kanë votat dhe nuk kanë asnjë presion. Për këtë zgjedhje të sotmen, do të jetë koha ajo e cila shumë shpejt do të dëshmojë.

Ndërsa sa i përket opozitës, nuk duket se ka argumente për të bojkotuar dhe për të mos votuar kandidaturën e Bajram Begajt.

Se fundmi, por jo për nga rëndësia! Kryeministri këtë proces e mbajti në heshtje deri në sekondën e finale ku edhe vetë i zoti punës e mori vesh i fundit. Heshtja më shumë se sa ndaj opinionit publik ishte ndaj “oligarkëve” apo “opinionistëve” që këtë radhë dolën jashtë loje me parashikimet dhe të ndjerit që gjërat e rëndësishme në këtë vend i vendosim ne.

Tags: Bajram BegajLutfi DervishipresidencaShefi i Shtabit të Përgjithshëm

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Studentët e Stichting Mara Vindicat me “Fundjavë Ndryshe” dhurojnë pakot ushqimore

Studentët e Stichting Mara Vindicat me "Fundjavë Ndryshe" dhurojnë pakot ushqimore

Truss: Pushtimi i paligjshëm kërcënon paqen botërore

Truss: Pushtimi i paligjshëm kërcënon paqen botërore

Scholz për vizitë në Ballkan

Scholz për vizitë në Ballkan







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com