Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç paralajmëron gjëra të mëdha në nismën “Ballkani i Hapur”

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç paralajmëron gjëra të mëdha në nismën “Ballkani i Hapur”

“Ballkani i Hapur” është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në profilin e tij në Instagram, Vuçiç, më 27 maj, ka postuar edhe foto nga video-konferenca e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të këtij projekt rajonal.

“Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, theksoi Vuçiç.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)


Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk i janë bashkuar deri më tani këtij projekti rajonal.

Mali i Zi për nisma kundër barrierave

Goran Gjuroviq, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit i Malit të Zi, tha më 27 maj në Beograd, se Podgorica nuk ishte kundër nismës “Ballkani i Hapur”.

“Çdo nismë që çon në heqjen e barrierave, qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve, do të pranohet në Mal të Zi”, theksoi Gjuroviq, pas takimit me ministren e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Tatjana Matiq, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie. Ministrja Matiq shprehu shpresën se Mali i Zi do t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”.

“Ne u pajtuam që se prania dhe mbështetja e Malit të Zi në atë nismë është shumë e rëndësishme”, tha Matiq.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, më 26 maj, tha se do t’i përgjigjet ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në samitin në Ohër.

“Çdo nismë rajonale që mund të përshpejtojë integrimin, është diçka që ne duhet ta pranojmë”, tha Abazoviq, duke shtuar se për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk ekziston alternativa.

Takimi i radhës në Ohër

Takimi i radhës i nismës “Ballkani i Hapur” do të mbahet në Ohër, më 7 dhe 8 qershor, ku, siç njoftoi kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, gjatë një vizite zyrtare në Shkup më 18 maj, do të prezantohet një sistem informativ i identifikimi të numrit unik për leje të punës. Qëllimi, siç tha ajo, është krijimi i një tregu të përbashkët të punës për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitro Kovaçevski, tha atëherë se nisma e “Ballkanit të Hapur” kishte kontribuar në më shumë se një miliard euro në tregtinë midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar.

Marrëveshja “Ballkani i Hapur” trashëgoi projektin e quajtur “mini-Schengen”, i cili u prezantua për herë të parë për publikun në tetor të vitit 2019 në Novi Sad, ku liderët politikë të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nënshkruan “Deklaratën e synimit për të krijuar një Schengen të vogël” që bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Në bazë të marrëveshjes së atëhershme të tri shteteve, që nga viti 2020, është arritur pajtimi për udhëtimin e shtetasve të tyre pa pasaportë, vetëm me letërnjoftim.

Në fund të korrikut të vitit 2021, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënshkruan në Shkup marrëveshjen për Ballkanin e Hapur, e cile, siç është paralajmëruar, me hyrjen në fuqi më 1 janar të vitit 2023, duhet të mundësojë heqjen e kontrolleve kufitare mes këtyre vendeve.

Në atë kohë u nënshkruan edhe marrëveshjet për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave, një memorandum bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës dhe një marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor.

Nisma planifikon të krijojë një treg prej 12 milionë banorësh, aq sa kanë këto tre vende së bashku, si dhe një zonë të vetme ekonomike.

Kundër përfshirjes në nismën “Ballkani i Hapur” vazhdojnë të jenë Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina. /evropaelire

Tags: Aleksandar Vuçiqballkani i hapurPresidenti i Serbisë

TË LIDHURA

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
“Dubai Porta Potty”, Robert Aliaj shokon Arian Çanin (VIDEO)

“Dubai Porta Potty”, Robert Aliaj shokon Arian Çanin (VIDEO)

E gjithë Shqipëria në videon e nuses me dashnorin!

E gjithë Shqipëria në videon e nuses me dashnorin!

Mimi Kodheli merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Mimi Kodheli merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com