Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një i mitur ka vdekur pasi ka konsumuar aksidentalisht raki. 2-vjeçari nga fshati Sul, është dërguar në spitalin e Devollit pa shenja jete. Siç raporton policia, dyshohet se i mituri ka konsumuar raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.