Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Edhe kafshët gënjejnë llojin e vet

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po shikojmë një film të kohës së qepës

Nga: Frrok Çupi

Sa për njerëzit e dimë se gënjejnë njëri-tjetrin, që nga lidhja më e afërt: Prindi fëmijën, fëmija prindin, vëllai vëllain, mafiozi mafiozin, bosi skllavin, etj. Por e njëjta, në fakt jo krejt njësoj, ‘gënjejnë edhe kafshët brenda llojit të tyre”, thotë biologu Eldridge Adams i Universitetit amerikan të Rochesterit. Kjo e ngushëllon njeriun, sidomos njeriun e species së politikanit.

Politikani e gjen edhe një herë mbështetjen populiste te njerëzit e inteligjencies së ulët me të cilët rri, flet, përfiton e shin lëmin. Tani e kuptoj më mirë pse qindra militantë të PD që ka ‘Rithemelimin’ si nickname, të dielën e kaluar, mbushëm qindra kuti me vota.

Dikush aty bëri humor: “Deri tash kena votu ‘një anëtar- një votë’ e ia këna fut kot. Tash po votojmë ‘një anëtar- njëzet vota”… Kjo ka ndodhur përherë; por pse e sollëm këtu duke e krahasuar me sjelljen e kafshëve? Sepse është e njëjta vijë: Njeriu, në këtë rast- militant i PD, mbush kutinë e votimit për kryetar, e mbush kur nuk ka pikë nevoje që ta bëjë këtë.

Kryetari i ri i PD, Sali Berisha, i ka të sigurta qind për qind të votave brenda PD, përjetësisht të sigurta, edhe kur të mos jetë më në jetë. Kjo është PD, instinktive, njësoj si qeniet që studion biologu Adams në ‘Jurnal Theoretical Biology’, kur thotë se brenda një specieje të vetme, është e mundur që disa anëtarë të mashtrojnë të tjerët”.

Po pse të mashtronin anëtarët e PD disa anëtarë të tjerë, ose edhe vetë kryetarin e përjetshëm të sektit PD? Kjo është çështja. Sepse arrin dy objektiva: Duke mashtruar me numrin e fletëve të votimit, anëtarët e PD fryhen dhe u mbushet mendja se janë ‘parti e madhe’ me mijëra votues. Arsyeja e dytë: Kryetari kur ta marrë vesh se ti në seksionin tënd ke sjellë 112 për qind votues, ai buzëqesh vesh më vesh dhe të mban mend për mirë. Kjo është e gjitha, pavarësisht se më vonë mashtrimi mund të ketë efekt shkatërrimtar.

Ndërsa me kafshën nuk ndodh kështu, te kafsha ka o më shumë ndershmëri, o më shumë mençuri për të mos e pësuar nesër nga mashtrimi i sotëm. Më së shumti mes atyre krijesave, gënjeshtra sajohet nga kafshët e dobëta, kur ndjehen në vend të ngushtë. Madje edhe këto, sikur ta tepronin me mashtrimin, do të bëheshin të pabesueshme për të tjerat.

Këtu hapet një hendek shumë i madh dallues mes tyre dhe njerëzve. Mes njerëzish, ai që mashtron më shumë, është jo i dobëti, por i forti. Teksa anëtarët e PD mashtrojnë liderin e tyre të përjetshëm, kjo është veç një kënaqësi e liderit dhe një ‘send i vogël’ para mashtrimit gjigand të të fortit. Kryetari i sapo zgjedhur për të njëmijtën herë në PD, i ka gënjyer të tijtë më shumë se aq herë sa është zgjedhur.

I ka gënjyer kur ka bërë si ‘i thjeshtë sa populli’, duke e mbajtur shtëpinë në rrugën e Brrakës; i ka gënjyer kur iu ka thënë se ‘jam i ndershëm’; i ka gënjyer kur iu ka thënë se ‘dhashë dorëheqjen’; i ka gënjyer militantët e vet kur i armatosi dhe i nisi nga Veriu në Jug për të luftuar kundër rebelëve të Jugit. Në çdo hap i ka gënjyer, madje edhe kur iu tha se ‘paratë e naftës për Milloshevicin po i depoziton në firmën ‘Shqiponja- PD’, ajo ishte ‘Pula- Berisha’, që solli vezë vetëm për familjen e tij. Më në fund i gënjeu këta të llojit të vet (si në specien e kafshëve) kur u tha ‘Votoni për mue, se ju ngjis në pushtet!’. Bullshit! Gënjeshtra është e hapur, por militantët e të njëjtit lloj hapin gojën nga kënaqësia. Nuk ka asnjë shans që PD e Berishës të fitojë pushtet.

Mungojnë të gjitha mundësitë, përveç gënjeshtrës. PD e Berishës nuk është ende e ligjshme, e si mundet. Nuk e voton populli shqiptar që nuk është i kësaj ‘specieje’. Traumat që ka shkaktuar emri i bashkëngjitur ‘BerishaPD’ janë akoma të frikshme. Pastaj, më e fundit dhe më e rëndësishmja, SHBA dhe BE kanë deklaruar se ‘kurrë nuk bashkëpunojnë’ me një grup ku ndodhet Berisha. Më parë se të vinin ‘zgjedhjet’ në PD, Berisha i kishte mashtruar ata të llojit të vet; u kishte thënë se ‘Amerika ia ka futur kot…, çështjen do ta fitoj në Paris’. Po të ishte zhvilluar e gjithë kjo lojë mes kafshëve të dobëta dhe kafshëve të forta, prej kohësh mashtrimit do t’i kishte dalë boja.

Bernd Fisher, historian amerikan, ashtu si edhe biologu Adams i Amerikës, tha më në fund se sekretari i Shtetit nuk ndodh që të marrë vendime si të ‘qenies së dobët’. Në këtë rast Berisha është ‘kafsha e dobët’ para Amerikës dhe gënjen pa ‘gjemb në këmbë’. I solla të krahasuar të dy studiuesit, Fisher dhe Adams, për të përafruar mashtrimin në dy speciet: Kafshët dhe Njerëzit. Njerëzit, ja që gënjejnë më shumë.

Tags: BerishaFrrok Çupi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Florian Binaj rrëfen arsyen e largimit nga “Portokalli”-a

Florian Binaj rrëfen arsyen e largimit nga "Portokalli"-a

21 viktima në një shkollë në Teksas, autori dërgoi mesazhe përpara sulmit

21 viktima në një shkollë në Teksas, autori dërgoi mesazhe përpara sulmit

Grabitja misterioze, restaurohet një pikturë e dëmtuar rëndë e De Kooning

Grabitja misterioze, restaurohet një pikturë e dëmtuar rëndë e De Kooning







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

by mirseda
13:06 | 09/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 9 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me...

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

13:04 | 09/04/2026
Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë e fundit

Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë e fundit

12:59 | 09/04/2026
Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve

Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve

11:38 | 09/04/2026
Balla-Tabakut: Akuza për largim nga salla dhe për shkelje nga Kushtetuesja

Balla-Tabakut: Akuza për largim nga salla dhe për shkelje nga Kushtetuesja

10:43 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com