Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se për emrat e propozuar do të konsultohen edhe me aleatët dhe të gjithë deputetët e PD-së. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se PD-ja është duke dhënë kontributin për të zgjedhur presidentin e shqiptarëve. Po kështu zbuloi se grupi do të bëjë një tjetër mbledhje nesër pasdite, për të përmbyllur procesin e konsultimit me deputetët e PD-së për procesin si edhe për emrat.
“Siç besoj se do serioziteti i këtij procesi, në mënyrën më serioze jemi mbledhur sot. Sot u mblodhëm në vijim të asaj të djeshmes, dokumentit të miratuar që dje mori dakordësinë. Diskutuam me sensin më të lartë të përgjegjësisë.
Ishte unison i të 26 kolegëve që të gjitha diskutimet tona, t’ua bëjmë me dije që në një mbledhje tjetër nesër pasdite për të diskutuar të gjitha këto çështje. Ne nuk kemi as ngut mes nesh për ti konsultuar të gjithë deputetë e PD-së të shprehin opinionin e tyre për procesin, por edhe për emrat.
Do të konsultohemi me të gjithë edhe me aleatët. Vetëm në këtë mënyrë, ky proces duhet të ecë përpara. Po thoja për anëtarët e grupit PD-së. Kjo ishte kërkesa e të gjithë anëtarëve. Kjo është ajo që me sens të lartë përgjegjësie në si opozitë po bëjmë detyrën. Nesër pasdite do të ketë një tjetër mbledhje”, tha Alibeaj.
I pyetur nëse ka marrë garanci për kandidaturat që do të paraqiten, Alibeaj tha: “Unë nuk marr garanci as nga Balla dhe Gjiknuri, por vetëm nga anëtarë të grupit të PD-së. E drejta për të propozuar është e PD-së. Hapi i dytë është që i ofrohet palës tjetër që mes katër emrave, të zgjidhin dy. Dhe ky është një mekanizëm që jo vetëm që procesi është i përbashkët. Hapi i tretë është që midis dy kandidaturave duhet zgjedhur një, për të shkuar me një kandidaturë të vetme e mbështetur nga të gjitha palët”.