Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Leku fiton pikë ndaj të gjithë valutave kryesore

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Leku fiton pikë ndaj të gjithë valutave kryesore

Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor, me të gjitha valutat kryesore ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me Euron dhe u këmbye me 120.4 Lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike.

Agjentët e tregut valutor shprehen se tregu nuk po shfaq shumë kërkesë për monedhën europiane, ndërsa oferta e saj në treg po shfaq një rritje të mëtejshme në javët e fundit, me afrimin e sezonit turistik dhe me rritjen e flukseve hyrëse të vizitorëve të huaj.

Një ndikim pozitiv besohet se po jep rritja e eksporteve gjatë muajve të fundit, e nxitur sidomos nga rritja e çmimit të lëndëve të para dhe sidomos e naftës bruto në tregjet e huaja. Deri tani, inflacioni i lartë që ka mbërthyer ekonominë botërore nuk ka dhënë goditje në kursin e këmbimit të Lekut me Euron, megjithëse në dy tremujorët e fundit është shënuar një rritje e deficitit tregtar të vendit.

Ekspertët hipotizojnë se një pjesë e mirë e nevojave për importe financohen me huamarrje direkte në Euro nga sektori bankar, siç ndodhi në fund të vitit të kaluar me huatë për blerje energjie të grupit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Më tej, shlyerja e këtyre detyrimeve bëhet në mënyrë të shpërndarë në kohë, duke e zbutur efektin e këtij faktori në tregun valutor vendas.

Duke qenë se tashmë jemi në prag të sezonit veror, pritshmëritë e agjentëve të këmbimit janë në kahun e një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut, në rast se tregu valutor nuk do të ndikohet nga faktorë të papritur.

Zakonisht, kursi i këmbimit Euro-Lek i shënon nivelet më të ulëta vjetore në periudhën korrik-gusht, ndaj është shumë e mundshme që këtë vit Euro të prekë një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me Lekun.

Ditën e mërkurë Leku u mbiçmua edhe ndaj të gjitha valutave të tjera që kuotohen në tregun financiar vendas. Dollari Amerikan humbi pothuajse 0.6 pikë dhe zbriti në nivelin e 114.44 Lekëve, ndërkohë që Paundi Britanik humbi gati një pikë e gjysmë dhe u këmbye me 141.91 Lekë.

Kursi i valutave të tjera ndaj Lekut kryesisht reflekton lëvizjet e tyre ndaj Euros dhe nuk ndikohet nga faktorë të brendshëm. Duke qenë se volumet e këmbimit të valutave të tjera në tregun vendas janë shumë të vogla, kursi ndaj Lekut pasqyron lëvizjet e tyre ndaj Euros, që është edhe valuta e huaj orientuese për tregun financiar dhe ekonominë shqiptare.

Në muajt e fundit, valutat kryesore globale kanë ndjekur një tendencë mbiçmuese kundrejt Euros dhe kjo është reflektuar edhe në kursin e tyre kundrejt Lekut. Banka e rëndësishme qendrore, si Rezerva Federale apo Banka e Anglisë, kanë nisur rritjen e normave të interesit, ndërsa Banka Qendrore Europiane nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

Ky është faktori kryesor që ka përcaktuar nënçmimin e Euros dhe, si pasojë edhe Lekut në kursin e këmbimit me valutat e tjera.

Por, së fundmi pritshmëritë për një rritje të normave të interesit nga BQE po forcohen dhe ndoshta një gjë e tillë do të ndodhë brenda verës. Kjo ka bërë që Euro të rifitojë kuotë në tregjet ndërkombëtare të këmbimit valutor, tendencë që reflektohet edhe në kursin e këmbimit të Lekut kundrejt valutave të tjera. /Monitor

Tags: kembimi valutorleku

TË LIDHURA

Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë
Politikë

Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë

17:24 | 23/01/2026
Alarm në Qukës–Qafë Plloçë/ Çahet rruga, rrezik serioz për qarkullimin
Aktualitet

Alarm në Qukës–Qafë Plloçë/ Çahet rruga, rrezik serioz për qarkullimin

16:40 | 23/01/2026
“Mos më prekni, jam police!”/ Sherr mes dy motrave dhe një efektiveje në Tiranë
Aktualitet

“Mos më prekni, jam police!”/ Sherr mes dy motrave dhe një efektiveje në Tiranë

16:24 | 23/01/2026
Next Post
Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Presidenti që na flet për opozitën që do kemi

Dominim të kthjellimeve dhe ulje të temperaturave për sot

Dominim të kthjellimeve dhe ulje të temperaturave për sot

Taksia humb kontrollin dhe del nga rruga/Humb jetën një grua, plagosen tre fëmijët e saj

Taksia humb kontrollin dhe del nga rruga/Humb jetën një grua, plagosen tre fëmijët e saj







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Motra e Mateos reagon për raportin e tij me Brikenën: Ai u detyrua të fliste
Showbizz

Motra e Mateos reagon për raportin e tij me Brikenën: Ai u detyrua të fliste

by mirseda
17:36 | 23/01/2026
0

Keisi, motra e Mateos, ka folur diten e sotme në emisionin “Shqipëria Live” për ecurinë e vëllait...

Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë

Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë

17:24 | 23/01/2026
SHBA dërgon forca detare drejt Iranit/ Trump: Nëse do të duhet të ndërhyjmë…

SHBA dërgon forca detare drejt Iranit/ Trump: Nëse do të duhet të ndërhyjmë…

17:16 | 23/01/2026
Së shpejti Gjesti rikthehet në skenë! Ja çfarë dihet deri më tani

Së shpejti Gjesti rikthehet në skenë! Ja çfarë dihet deri më tani

16:48 | 23/01/2026
Alarm në Qukës–Qafë Plloçë/ Çahet rruga, rrezik serioz për qarkullimin

Alarm në Qukës–Qafë Plloçë/ Çahet rruga, rrezik serioz për qarkullimin

16:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com