Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kushi nënshkruan marrëveshjen me AADF për projektin “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë”

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kushi nënshkruan marrëveshjen me AADF për projektin “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë”

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë”.

Programi i Inteligjencës Artificiale i cili po zbatohet në më shumë se 11 vende në mbarë botën, do të nisë pilotimin edhe në Shqipëri, me synimin që të përfshihet në të gjitha shkollat e mesme.

Teknologjitë në zhvillim si AI po ndryshojnë dhe po riformojnë botën duke pasur ndikim të jashtëzakonshëm në sektorin e punësimit dhe të ekonomisë, ndaj dhe ky projekt ka për qëllim të rrisë aftësitë që lidhen me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale tek nxënësit shqiptarë, të moshës nga 13 deri 19 vjeç.

Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, shprehu mirënjohjen për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e rëndësishëm që jep në fushën e arsimit në Shqipëri.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të AADF, z. Michael Granoff u shpreh se nëpërmjet këtij programi do t’u japim mundësi të rinjve shqiptar për të mësuar teknologjinë e Inteligjencës Artificiale përmes një kurrikule të ndërtuar nga Intel® Corporation, e cila është një ndër kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë.

Pilotimi i programit do të fillojë në vitin shkollor 2022-2023 në pesë institucione publike, ku do të krijohen grupe që do të zhvillojnë orët për Inteligjencën Artificiale, pas orarit mësimor, si veprimtari jashtëshkollore pranë institucionit arsimor të përzgjedhur. Gjithashtu do të ketë dhe dy grupe private jashtë shkollave.

Gjatë kësaj faze pilotimi nga kurrikula e projektit parashikohet të përfitojnë 140 nxënës, ndërkohë që do të realizojë mbi 160 orë trajnimi për mësuesit dhe certifikimin e tyre.

Në grupet jashtëshkollore private do të zhvillohet një kurrikul më e avancuar, ku nxënësit do të kenë mundësi të trajnohen në një afat 6 deri në 8 muaj, ndërkohë që në institucionet publike projekti do të zhvillohet në një kohë prej 1 deri në 2 vjet.

Të gjitha kostot financiare që lidhen me ndërtimin e laboratorëve të Inteligjencës Artificiale për nxënësit, për trajnimin e mësuesve dhe për pagesën e mësuesve që do të bëhen pjesë e projektit do të mbulohen nga AADF.

Tags: Evis KushiInteligjenca Artificiale për të rinjtë

TË LIDHURA

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

23:11 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!
Politikë

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur
Aktualitet

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Next Post
Kreu i SPAK: 80% të rasteve, as që e dinë se janë nën hetim

Kreu i SPAK: 80% të rasteve, as që e dinë se janë nën hetim

Aleatët e fshehtë të Vladimir Putinit mes nesh

Rusia shton në listën e dëbimeve diplomatët spanjollë dhe italianë

Leku fiton pikë ndaj të gjithë valutave kryesore

Leku fiton pikë ndaj të gjithë valutave kryesore







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

by mirseda
23:11 | 24/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me...

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com