Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Moneyval: Shqipëria nuk përmirësoi masat e parandalimit të pastrimit të parave

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Moneyval: Shqipëria nuk përmirësoi masat e parandalimit të pastrimit të parave

Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave) publikoi raportin vjetor për vitin 2021 pak ditë më parë, duke ndalur ndër të tjera në ecurinë e përgjithshme të vendeve që janë në monitorim të zgjeruar.

Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria, dhe lidhur me vendin tonë Moneyval ka nënvizuar se përmirësimi nuk ka qenë domethënës.

“MONEYVAL mori në konsideratë dhjetë vlerësime të raundit të 5-të monitorimit gjatë gjithë vitit 2021.

Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se ky vend nuk ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF.

Ndër çështjet e tjera, raporti ekzaminoi standardet e reja ndërkombëtare të aplikuara për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve. MONEYVAL vendosi që Shqipëria të mbetet monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave mbi pastrimin e parave dhe luftës ndaj terrorizmit në baza vjetore”, thuhet në raportin e datës 4 maj 2022.

Referuar njoftimit për shtyp që shoqëron këtë raport thuhet se MONEYVAL parashikon të përfundojë raundin e pestë të vlerësimeve në vitin 2024. “Deri në fund të 2021, 18 nga 22 juridiksionet e vlerësuara nga MONEYVAL në raundin e 5-të të vlerësimeve të ndërsjella iu nënshtruan procedurës së ndjekjes së zgjeruar për nivelin e pamjaftueshëm të përputhshmërisë me standardet LPP/ CFT: Shqipëria, Andorra, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Gjeorgjia, Gjibraltari, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Republika e Moldavisë, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Varësia e Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar të Ishullit të Manit dhe Ukrainë”, nënvizon njoftimi.

Shqipëria dhe historia e saj në listën “gri”

Në vitin 2011, Shqipëria u fut nga Moneyval, mekanizimi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin e Shqipërisë për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në listën gri të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave (raporti i klasifikon vendet me potencial të lartë të pastrimit të parave në listë të zezë dhe gri). Më pas, në 2015-n, Shqipëria do të dilte nga lista gri, një vlerësim ky që në atë kohë ishte mjaft pozitiv. Vendi kishte pesë vjet kohë që të adresonte problemet për të dalë përfundimisht nga zona e rrezikut.

Por, në raportin e 2018-s, Shqipëria hyri në listën e vendeve që do t’i nënshtroheshin një ndjekjeje apo monitorimi të zgjeruar nga ana e Moneyval për shkak të dobësive që u konstatuan në raportin e fundit të lidhur me masat ndaj parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit.

Nuk vonoi shumë dhe në 21 shkurt 2020, vendi ynë i përfshi sërish në këtë listë për shkak të “dobësive strategjike”, që u gjetën në regjimet e parandalimit të pastrimit të parave ndërkohë që vijon të mbetet në monitorim të zgjeruar lidhur me përmbushjen e detyrimeve për të plotësuar kuadrin ligjor dhe masat e nevojshme në përputhje me standardet e kërkuara./Monitor

Tags: moneyvalpastrimi i paraveshqiperia

TË LIDHURA

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.
Aktualitet

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

12:40 | 05/09/2025
Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit
Aktualitet

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë
Aktualitet

Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

11:25 | 05/09/2025
Next Post
Stagflacioni, produkt i frikës apo i flakëve të l*ftës?

Kriza dhe siguria globale ushqimore

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e “Tik Tok”-ut

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e "Tik Tok"-ut

Apeli lë në burg ish-Ministrin Lefter Koka

Apeli lë në burg ish-Ministrin Lefter Koka

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.
Aktualitet

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

by mirseda
12:40 | 05/09/2025
0

Në një operacion policor antikanabis në Vau i Dejës, u kap një 62-vjeçar duke kultivuar 98 bimë...

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

11:25 | 05/09/2025
Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

10:34 | 05/09/2025
Mrekulli në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari shpëtohet nga rrënojat e tramit

Mrekulli në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari shpëtohet nga rrënojat e tramit

10:11 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com