Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Problemet e Macronit ende pa filluar mirë mandatin

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Problemet e Macronit ende pa filluar mirë mandatin

Pas rizgjedhjes, Macron do të nisë zyrtarisht (me 14 maj) mandatin e tij të dytë. Por Presidenti i Francës do të ketë probleme serioze menjëherë në qershor.

Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë me një shumicë të madhe (prej 58.5 përqind). Megjithatë, vetëm pak javë pas zgjedhjeve, shihet se shumë qytetarë hezitojnë t’i besojnë presidentit dhe nuk duan që ai të ketë të gjithë pushtetin në vend. Sipas një sondazhi të sapo publikuar nga instituti ifop, e majta do të fitojë raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në qershor me 28 përqind. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Aleanca “Rilindja” e presidentit Macron dhe partia e ekstremit të djathtë Rassemblement National (RN) e Marine Le Pen.

Pa një shumicë të nevojshme parlamentare, presidenti Macron duhet të harrojë agjendën e tij të reformave. Riorganizimi i sistemit të pensioneve me rritjen e moshës së pensionit në 65 vjeç nuk mund të realizohet. “Macron pastaj do të merrte edhe një herë funksionin simbolik të presidentit dhe do të përpiqej të ndikojë sa më shumë në procese të caktuara”, thotë eksperti Emmanuel Droit, profesor në Universitetin Sciences Po në Strasburg, duke përshkruar pasojat e mundshme të një bashkëjetese të tillë me një shumica parlamentare nga kampi politik kundërshtar. “Në këtë konstelacion forcash, fuqia e tij do të ishte shumë e kufizuar.”

Demokracia në krizë

Por as një shumicë e qartë e opozitës në raundin e parë nuk do të garantonte ndryshimin e qeverisë, sepse zgjedhjet në 577 njësitë zgjedhore bazohen në sistemin e shumicës. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën prej 50 % në raundin e parë, duhet të mbahet edhe raundi i dytë mes dy kandidatëve të parë. Kjo e bën të vështirë parashikimin e rezultatit.

Macron dhe Melenchon

Si “Rassemblement National” ashtu edhe populistët e majtë nga “La France Insoumise” (LFI) rreth Jean-Luc Mélenchon aktualisht po përpiqen të përfitojnë nga rezervat ndaj Macronit dhe t’i shndërrojnë zgjedhjet parlamentare në një “votim të tretë”. Në dy votimet për president në prill, liderët e këtyre partive përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë pas Macronit. Ndërsa socialistët dhe konservatorët, që kanë qenë në pushtet për dekada të tëra, nuk kanë arritur të futen madje as në parlament, sepse kanë dështuar të kalojnë pragun zgjedhor prej pesë përqind.

Megjithatë, vetëm populisti i majtë Jean-Luc Mélenchon, ka shanse të bëhet kryeministër. Edhe pse Marine Le Pen fitoi më shumë se 13 milionë vota në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, perspektiva zgjedhore e RN në qershor është më e dobët, ndër tjerash edhe për shkak të mungesës së kandidatëve të përshtatshëm. Udhëheqësi i përkohshëm i partisë Jordan Bardella paraqiti synime modeste këtë javë. Sipas tij, edhe hyrja në Asamblenë Kombëtare me një grup parlamentar prej të paktën 15 deputetësh do të ishte sukses – partia aktualisht ka vetëm pesë vende të tjera në parlament krahas asaj të Marine Le Pen.

Aleanca historike e majtë

Jean-Luc Mélenchon, nga ana tjetër, ka arritur një sukses të madh politik. Kritiku i BE-së dhe Gjermanisë ka krijuar aleancën elektorale “Nouvelle Union Populaire Écologique et Sociale” (NUPE) me socialistët, komunistët dhe të Gjelbrit. Një projekt që u konsiderua utopik vetëm pak javë më parë.

“Bashkimi i ri i popullit” kandidon me vetëm një kandidat në secilën prej 577 njësive zgjedhore, me qëllim që partitë të mos rrëmbejnë votat nga njëra-tjetra. Vetë Mélenchon nuk lodhet kurrë duke e shpallur veten si kryeministër i ardhshëm, i cili premton një ndryshim rrënjësor në politikën e brendshme dhe të jashtme. Mélenchon kundërshton bashkëpunimin konstruktiv midis Francës dhe BE-së. Marrëdhënia me Berlinin gjithashtu do ishte në shënjestër, pasi Mélenchon e konsideron tandemin franko-gjerman të vjetëruar plotësisht.

Politologu Droit aktualisht sheh një dinamikë politike në favor të Mélenchon, e cila do të mobilizojë votues të shumtë të majtë. Një risi në historinë e Republikës së Pestë, sepse deri më tani shumë mbështetës të kandidatëve të mundur kanë qëndruar larg qendrave të votimit në zgjedhjet parlamentare, pas humbjes eventuale të partive të tyre në zgjedhjet presidenciale. Në të kaluarën, kjo sjellje i siguronte presidentit edhe shumicën e nevojshme në Asamblenë Kombëtare për të qeverisur.

Parashikimet e vështira

Pavarësisht popullaritetit të së majtës, në sondazhe nuk parashikohet që ajo të ketë shumicën e domosdoshme për krijimin e qeverisë. Mélenchon mund të fitojë nga 135 deri në 165 vende, thuhet në analizat e institutit OpinionWay. Nga ana tjetër, aleanca e Macronit, do të mbronte shumicën parlamentare, pavarësisht kritikave të shumta, me 310 deri në 350 vende, thuhet në sondazhe.

Eksperti politik Emmanuel Droit pret gjithashtu që Macron të marrë shumicën në parlament për mandatin e tij të dytë. Sipas kushtetutës, sistemi i shumicës do të thotë se oferta e moderuar politike në fund mbizotëron: “Jean-Luc Mélenchon thotë se francezët mund të dalin në pension në moshën 60-vjeçare. Por njerëzit e dinë se kjo nuk është e realizueshme. Edhe programi i tij i politikës së jashtme, me kritikat masive ndaj BE-së dhe afërsia me shtetet autokratike, po përballet me rezerva.”

A i duhet Francës ndryshimi i sistemit zgjedhor?

Në politikën e përditshme, me një shumicë të gjerë të Macronit, Parlamenti ndoshta nuk do të merrte rolin korrigjues të politikës së presidentit as në pesë vitet e ardhshme – pavarësisht rezistencës së madhe ndaj programit të Macronit. “Ne kemi një krizë të demokracisë përfaqësuese në Francë”, u ankua Emmanuel Droit në një intervistë për DW.

“Partitë dhe sindikatat nuk e përmbushin më detyrën e tyre si ndërmjetës politikë. E kjo është arsyeja pse shumë politikanë – jo vetëm nga radhët e RN dhe LFI, por edhe në kampin e presidentit – po bëjnë thirrje për një reformë të ligjit zgjedhor. Një zgjidhje e mundshme do të ishte sistemi proporcional i zgjedhjeve”.

Vjeshta e nxehtë

Macron premtoi një “dozë përfaqësimi proporcional” pas zgjedhjes së tij të parë si president. Këtë e përsëriti edhe në fushatën aktuale zgjedhore. Presioni ndaj presidentit për këtë çështje është i madh, por një vendim i shpejtë nuk pritet. Nga ana tjetër, duket e parashikueshme që opozita politike pas lëvizjes së jelekverdhëve tre vjet e gjysmë më parë të formohet sërish në rrugë, edhe në mandatin e dytë të Macronit. Emmanuel Droit: “Për fat të keq, kjo është ajo që duhet të kemi frikë për vjeshtën. Për shumë francezë, rruga është mënyra e fundit dhe e vetme për të artikuluar synimet e tyre. Njerëzit në Francë e shohin rrugën si një vend të demokracisë nga poshtë”. /DW

Tags: Emmanuel MacronFrance

TË LIDHURA

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur
Bota

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë
Bota

Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë

22:11 | 31/05/2025
Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës
Bota

Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës

21:42 | 31/05/2025
Next Post
Presidenti finlandez telefonon Putinin: Do bashkohemi me NATO-n

Presidenti finlandez telefonon Putinin: Do bashkohemi me NATO-n

E pyeti për inceneratorët, reagon Berisha: Kur i përmendet afera, ia mbath

Loja e rrezikshme e Berishës me “genocidin serb”

“Ukraina nis kundërofensivë në Izyum”

"Ukraina nis kundërofensivë në Izyum"

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com