Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

4 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

Nga: Barbara Pierscionek

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, kanë zhvilluar një aplikacion për smartfonët, i cili mund të zbulojë shenjat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjeve të tjera neurologjike. Aplikacioni përdor kamerën me rreze infra të kuqe të telefonit për të gjurmuar ndryshimet në madhësinë e bebëzave të syrit të një personi në një nivel nën milimetrik.

Më pas këto matje mund të përdoren për të vlerësuar gjendjen njohëse të atij personi. Ndërsa teknologjia evoluon, sytë do të jenë gjithnjë e më të dobishëm si një mjet për të diagnostikuar të gjitha llojet e sëmundjeve dhe gjendjeve shëndetësore, sepse, duke qenë transparent, syri kërkon metoda shumë më pak invazive të ekzaminimit sesa pjesët e tjera të trupit. Por edhe pa përdorur teknologjinë, është ende e mundur të zbulohen një sërë problemesh shëndetësore thjesht duke parë sytë e një njeriu. Ja cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese.

Madhësia e bebes së syrit

Bebja e syrit i përgjigjet menjëherë dritës, duke u bërë më e vogël në mjedise më të ndritshme dhe më e madhe në ambiente më të errëta. Reagimet e ngadalta ose të vonuara në madhësinë e saj, mund të tregojnë praninë e disa sëmundjeve si Alzheimerit, por edhe efektet e medikamenteve të ndryshme dhe madje provat e konsumimit të drogës. Bebëzat e zmadhuara të syve janë më se të zakonshme tek ata që përdorin droga stimuluese, si kokaina dhe amfetamina. Te përdoruesit e heroinës, vërehet e kundërta.

Sytë e kuq ose të verdhë

Një ndryshim në ngjyrën e “të bardhës së syve”, sugjeron se diçka nuk është në rregull. Një sy i kuq dhe i përflakur mund të shkaktohet nga abuzimi i tepërt me alkoolin ose drogën. Por mund të shkaktohet edhe nga një acarim ose infeksion, që në shumicën e rasteve, kalon brenda disa ditësh.

Nëse ndryshimi i ngjyrës së kësaj pjesë të syrit është i vazhdueshëm, mund të sinjalizojë një infeksion më serioz, një inflamacion ose një reagim ndaj lenteve të kontaktit. Në rastet më ekstreme, një sy i kuq tregon sëmundjen e glaukomës, një sëmundje kjo e rëndë që nëse nuk trajtohet në kohë mund të çojë drejt verbërisë.

Kur “e bardha e syve” zverdhet, kjo është një shenjë më e dukshme sëmundjes së hepatitit (ose verdhëzës në gjuhën popullore) dhe të një mëlçie të sëmurë. Shkaqet themelore të verdhëzës ndryshojnë shumë. Ato përfshijnë një inflamacion të mëlçisë (hepatit), gjendje gjenetike ose autoimune, dhe medikamente të caktuara, viruse ose tumore.

Njollat e kuqe

Një njollë e kuqe gjaku në të “bardhën e syrit” (hemorragjia subkonjuktivale) mund të duket e frikshme, dhe është gjithmonë rezultat i një ene gjaku të vogël të lokalizuar që ka shpërthyer. Në shumicën e rasteve, nuk ka ndonjë shkak të njohur dhe zhduket brenda disa ditësh.

Por mund të jetë edhe një tregues i presionit të lartë të gjakut, diabetit dhe çrregullimeve të koagulimit të gjakut që shkaktojnë gjakderdhje të tepërt. Shkak mund të jenë ilaçet për hollimin e gjakut si aspirina. Nëse problemi është i shpeshtë, atëherë duhet të rishikohet doza.

Unaza rreth kornesë së syrit

Një unazë e bardhë ose gri rreth kornesë shpesh lidhet me kolesterolin e lartë dhe një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës. Por ajo mund të zbulojë një shenjë e alkoolizmit të personit në fjalë. Ndonjëherë shihet edhe në sytë e të moshuarve, prandaj emri mjekësor është “arcus senilis”.

Gungat yndyrore

Një gungë yndyrore me ngjyrë të verdhë, që mund të shfaqet në të “bardhën e syrit” është një pterigia, një depozitë e vogël yndyre dhe proteinash që mund të korrigjohet lehtësisht me anë të hedhjes së pikave në sy ose mund të hiqet me një operacion të thjeshtë.

Zakonisht, ajo nuk është e rrezikshme për shikimin derisa të fillojë të rritet mbi kornenë (pjesa me ngjyrë e syrit). Për fat të mirë, pterigia rritet shumë ngadalë. Një nga faktorët kryesorë shkakësorë besohet se është ekspozimi kronik ndaj dritës ultravjollcë të Diellit.

Sytë e fryrë

Sytë e fryrë mund të jenë pjesë e një tipari normal të fytyrës. Por kur sytë kanë qenë të fryra më parë, shkaku më i dukshëm është një problem me gjëndrën tiroide, dhe kjo gjendje ka nevojë për kujdes mjekësor. Po ashtu fryrja e njërit nga sytë mund të shkaktohet nga një dëmtim, infeksion ose më rrallë nga një tumor prapa syrit.

Qepallat e ënjtura ose dridhjet e tyre

Edhe gjendja e qepallave mund të tregojnë ekzistencën e shumë sëmundjeve. Këto lidhen kryesisht me probleme të vogla të gjëndrave nën qepalla. Një gjendje e zakonshme është një gungë e kuqe në qepallën e sipërme dhe më rrallë në atë të poshtmen, dhe shkaktohet nga një gjëndër e bllokuar.

Ajo zhduket në përgjithësi vetë ose duke përdorur kompresa të ngrohta. Nëse vazhdon, duhet të hiqet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Dridhje e qepallës (miokimia okulare) mund të jetë një acarim, madje edhe një siklet, dhe shpesh përjetohet shumë më keq nga sa duket. Në shumicën e rasteve, është krejtësisht e padëmshme dhe mund të lidhet me stresin, çekuilibrin e lëndëve ushqyese në trup, ose me konsumimin e tepërt të kafeinës. / “The Conversation” – Bota.al

 

Tags: shendetishkencëtarëtsytë

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Qylja e madhe plasi”, Monika ironizon prishjen e miqësisë mes Ilirit e Sabianit

"Qylja e madhe plasi”, Monika ironizon prishjen e miqësisë mes Ilirit e Sabianit

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-deputetin e PS

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-deputetin e PS

Nuk paguhej, Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë

Nuk paguhej, Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Opozita pa besim, pse modeli “Rama ik!” nuk po prodhon ndryshim
Aktualitet

Opozita pa besim, pse modeli “Rama ik!” nuk po prodhon ndryshim

by mirseda
11:20 | 06/04/2026
0

Në çdo sistem demokratik, opozita është motori i ndryshimit. Ajo nuk matet vetëm me denoncimet që bën,...

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë po të dojë dhe do t’i bëj…

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë po të dojë dhe do t’i bëj…

10:55 | 06/04/2026
16-vjeçarja në Koplik largohet nga banesa, policia nis kërkimet për adoleshenten

Tritol në oborrin e një banese në Memaliaj, autorët dogjën makinën dhe u larguan në këmbë. DETAJE

10:09 | 06/04/2026
Shpërthimi vulgar i Trump’, ish-ministri iranian reagon pas deklaratave : Do të mbrohemi

Shpërthimi vulgar i Trump’, ish-ministri iranian reagon pas deklaratave : Do të mbrohemi

09:44 | 06/04/2026
Plagosën me thikë adoleshentin në Shkodër, policia arreston një 25-vjeçar, shpallet në kërkim autori

Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi

09:39 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com