Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusia fillon me NashStore zëvendësimin e Google

4 vjet ago
in Bota, Media Marketing, Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
Rusia fillon me NashStore zëvendësimin e Google

Google Play Store është në përdorim me kufizime shumë të mëdha në Rusi, për shkak të sanksioneve të Perëndimit pas sulmit ndaj Ukrainës. Së shpejti nis nga puna një alternativë ruse, që e ka kapërcyer fazën e testimit. Alternativa ruse ndaj Google Play Store ndodhet në fazë testimi. Ajo do t’u krijojë mundësinë përdoruesve që të shkarkojnë aplikimet që ofrohen me para për Smartphone-Android, të cilat nuk janë më në dispozicion për përdoruesit nga Rusia, pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës. Vetëm aplikimet falas mund të shkarkohen si më parë.

Emri zyrtar i tregut të ri për aplikimet në celular është NashStore dhe fillimisht u tha se do të vihej në dispozicion ditën e festës së 9 Majit. Dita e festës kombëtare të 9 majit përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Çfarë është NashStore?

NashStore, që do të thotë „dyqani ynë” është një aplikim që funksionon në Smartphones Android dhe në pajisje të tjera. Ajo i krijon mundësinë përdoruesve në Rusi dhe në vendet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik të lidhura me Moskën, që të shkarkojnë aplikime që blihen me para, t‘ i installojnë dhe aktualizojnë ato, ose të bëjnë pagesa për abonime, njëjtë si tek Google Play Store. Zhvilluesi i këtij aplikimi e vlerëson atë si “rezistent ndaj sanksioneve”.

NashStore funksionon me kartat bankare ruse në kuadër të sistemit të pagimit Mir, që është krijuar për t’i shpëtuar sanksioneve të mëparshme ndërkombëtare kundër Moskës dhe për të zvogëluar varësinë e Rusisë nga platformat amerikane të pagesave, si Visa dhe Mastercard.

Megjithatë, ky dyqan aplikimesh ka shumë më pak aplikime në numër se sa Google Play Store, megjithëse sipas faqes së internetit, The Register, 500 zhvilluesa i janë bashkangjitur komunitetit të NashStore.

Logos | Play Musique | Google | Facebook | Amazon | Apple Store |

Pse është krijuar NashStore?

Që prej muajit mars janë në fuqi sanksionet e Perëndimit të vendosura kundër sektorit financiar dhe bankar rus, për shkak të sulmeve të Moskës kundër Ukrainës.

Kjo i dha shkas koncernit Alphabet, ku mes të tjerave bën pjesë edhe Google Play dhe Youtube, që të ndërpresë në platformën e tij për Rusinë, të gjitha shërbimet që bazohen tek pagesat. Kjo do të thotë se përdoruesit rus nuk mund të bëjnë më abonime gazetash, revistash, librash dhe përmbajtje audiosh apo videosh, që shkarkohen në aparatet e tyre android prej Google Play Store.

YouTube madje i mbylli burimin e parave prodhuesve të videoklipeve në Rusi, gjë që bëri që youtubasit rusë të kalonin në platformën konkurruese të vendit, në RuTube. Si masë kundërpërgjigjeje Kremlini bëri kufizimin e aksesit në platformat e mediave sociale perëndimore si Twitter, Facebook dhe Instagram në Rusi dhe i akuzoi ato se përkrahin Perëndimin në shpërndarjen e dizinformacioneve lidhur me invazionin ndaj Ukrainës, që Moska e quan „operacion special ushtarak”.

Kush fshihet pas NashStore?

Aplikimi i ri është zhvilluar nga platforma digjitale ANO. Kur bëri njoftimin e projektit në fund të muajit mars, Vladimir Zykov, drejtor i projekteve në platformën digjitale tha: “Për fat të keq rusët nuk mund ta përdorin më normalisht Google Play-in, për të blerë aplikime dhe zhvilluesit kanë humbur burimin e të ardhurave.” Prandaj, është krijuar dyqani rus i aplikimeve, NashStore.

Në një letër në faqen e internetit të NashStore mbrohet krijimi i aplikimit: Për shkak të „presionit të madh të firmave perëndimore” ndaj Rusisë, është „detyrë e organizatave dhe shoqatave publike të bëjnë gjithçka, për t’u ofruar alternativa vendase firmave dhe qytetarëve rus.” Sipërmarrja që fshihet pas aplikimit, është njëkohësisht shoqatë e sektorit të teknologjisë dhe firmave konsultuese të teknologjisë së informacionit. Përveç kësaj, platforma digjitale ANO zotëron një bazë të dhënash, që bën bashkë zhvilluesit e softwareve me klientët e bizneseve.

Militärparade am Siegesplatz in Minsk, WeißrusslandParada ushtarake më 9 Maj

Përse u planifikua fillimi për 9 Maj?

9 Maji është për rusët një ditë me rëndësi të madhe simbolike. Vendi organizon tradicionalisht një parade të madhe ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, për të festuar përvjetorin e kapitullimit gjerman dhe fitoren e Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Nën kryesimin e më pas presidentin Vladimir Putin, paradat janë bërë edhe më gjigande dhe kjo ditë fitoi gjithnjë e më shumë peshë në Rusi. Këtë vit rëndësia u shtua edhe më shumë për shkak të luftës në Ukrainë dhe futja në përdorim e aplikimit shihet si reagim ngushëllues për sanksionet perëndimore që kanë paralizuar ekonominë ruse. /DW

Tags: Google Play StoreNashStorerusia

TË LIDHURA

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa
Bota

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë
Bota

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Next Post
Sonila Meço flet haptazi: Në fillim mendoja që bashkëshorti ishte zgjidhja më e mirë për mua

Sonila Meço flet haptazi: Në fillim mendoja që bashkëshorti ishte zgjidhja më e mirë për mua

Berisha: Vuçiç është një Putin i vogël! Balla: Je përgjegjës, furnizojë ushtrinë serbe me naftë kontrabandë

Berisha: Vuçiç është një Putin i vogël! Balla: Je përgjegjës, furnizojë ushtrinë serbe me naftë kontrabandë

Bie rezoluta për njohjen e genocidit në Srebrenicë/Berisha “shkrin” Kuvendin, hap kamerën e nis të filmojë

Bie rezoluta për njohjen e genocidit në Srebrenicë/Berisha "shkrin" Kuvendin, hap kamerën e nis të filmojë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com