Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

4 mijë euro për hipotekën e hotelit/Artan Lame: Mos e merrni veten në qafë nga shuku i parave

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Të Gjitha, W-Instant
4 mijë euro për hipotekën e hotelit/Artan Lame: Mos e merrni veten në qafë nga shuku i parave

Pas denoncimit në emisionin “Stop”, Policia e Sarandës ka ndaluar Laert Pashën 41 vjeç, specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e AKSH-it në Sarandë. Ai u shfaq përmes kamerës së fshehtë, duke zhvatur pronarin e një hoteli për të nxjerrë legalizimin. Laert Pasha dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Pas 3 vitesh, denoncuesi kishte mbajtur kontakte me Laert Pashën, ish-Drejtorin e Legalizimit që tani në Kadastër punon si specialist, këtë here i kërkon 4000 Euro për nxjerrjen e hipotekës së hotelit.

Pas këtij arrestimi, për vartësit e tij të korruptuar, publikut i ka kërkuar ndjesë drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. Lame tha se ka shumë raste të tilla abuzimesh, ndërsa shtoi se qytetarët të ankohen kur kanë të drejtë, ose në drejtoritë rajonale, ose te ai në Tiranë.

“Mund të them se duhet të jesh tërësish idiot për të mos kuptuar se ç’po bëhet vitet e fundit, në luftën kundër korrupsionit. Është rast i veçuar dhe jo i përhapur.

Mund të them shumë gjëra të këtij lloji, por nuk do e them. Do i kërkoj ndjesë shqiptarëve në emër të institucionit që drejtoj. Do i kërkoj ndjesë edhe punonjësve të ndershëm të Kadastrës.

Falenderime i shkojnë edhe mediave. Kjo për faktin se mikrofoni mbërrin edhe atje kur dora ime nuk mbërrin. E them këtë sepse nuk vihen në diskutim përpjekjet tona në këtë drejtim.

Vitet e fundit në Sarandë janë larguar nga puna 8 punonjës. Ju nuk më keni parë të dal e të mburrem për shifra. Unë mundohem t’i largoj vetë personat problematik. Janë kallëzuar në Prokurori 8 raste abuzimesh.

Janë marrë mbi 100 masa ndaj punonjësit. Të gjithë ne që nga unë, punojmë në një sektor të paragjykuar. Jemi të paragjykuar se punojmë në një sektor me risk të madh. Po përpiqemi të vendosim rregullin. Jemi të paragjykuar se punonjësit janë dhe produkt i ambientit kur jetojmë të gjithë.

Ajo që po ndodh me shërbimet online është epokale. Po ndryshon si nata me ditën shpejtësia e shërbimeve. I drejtohem edhe njëherë veç e veç punonjësve të Kadastrës. Mos e merrni veten në qafë dhe të josheni nga shuku i parave. I drejtohem qytetarëve. Kini besim te Kadastra Shqiptare, nëse gjendeni në situata si ajo e djeshmja kërkoni me forcë të drejtën tuaj, ose në drejtorinë rajonale, ose te unë në Tiranë”, tha Lame.

Tags: Artan LameKadastraLaert Pasha

TË LIDHURA

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

22:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji
Aktualitet

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin
Aktualitet

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Next Post
“Të dalë këtu, t’ia themi në sy njëri-tjetrit”, Berisha fton Ramën në debat publik

"Të dalë këtu, t’ia themi në sy njëri-tjetrit", Berisha fton Ramën në debat publik

“95% e shërbimeve jepen online”, Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura të Gjendjes Civile

“95% e shërbimeve jepen online”, Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura të Gjendjes Civile

Kur modeli janë të fortët dhe tallavaja

Kur modeli janë të fortët dhe tallavaja







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

by mirseda
22:26 | 19/01/2026
0

Pas dy orësh mungesë energjie, riparohet avaria në linjën 110kV të NST Traktora. Sipas informacionit, mësohet se...

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com