Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë importon Gjermania nga Rusia

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë importon Gjermania nga Rusia

Pothuajse i gjithë debati rreth lidhjeve ekonomike të Gjermanisë me Rusinë, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, është fokusuar tek gazi dhe nafta. Me të drejtë, sepse Gjermania blen më shumë naftë dhe gaz nga Rusia se çdo vend tjetër evropian, që paraqet një burim shumë serioz të fitimeve për Rusinë. Por shumë kompani gjermane importojnë edhe mallra të tjera dhe lëndë të para nga Rusia, veçanërisht lëndë të para si nikeli, paladiumi, bakri dhe kromi.

Nikeli përdoret në prodhimin e çelikut, por është edhe një komponent i rëndësishëm për bateritë litium-jon të cilat nevojiten për makinat elektrike. Paladiumi është gjithashtu jetik për prodhuesit e makinave, pasi është një komponent i rëndësishëm në prodhimin e konvertuesve katalitikë, të cilët pastrojnë tymin e automjeteve me benzinë dhe automjeteve hibride.

Në vitin 2020, Rusia ishte ofruesi më i madh gjerman i nikelit të papërpunuar, duke përbërë 39% të furnizimit të vendit, sipas të dhënave të Observatorit të Kompleksitetit Ekonomik MIT.

Nga Rusia vijnë në Gjermani edhe rreth 25% të paladiumit dhe midis 15% dhe 20% të metaleve të rënda, kromi dhe kadmiumi, të cilat përdoren në një sërë fushash të industrisë. Nga Rusia vijnë edhe 11% e importeve të bakrit të rafinuar, siç ishte në vitin 2020, si dhe 10.9% të platinit  dhe 8.5% të mineralit të hekurit.

NickelRëndësia e nikelit

Një studim i fundit i Institutit Ekonomik Gjerman (IW), identifikoi disa lëndë të para të importuara nga Rusia, të cilat do të ishin të vështira për t’u zëvendësuar për Gjermaninë.

Nikeli është veçanërisht i rëndësishëm. Partneri i dytë më i madh i importit të Gjermanisë për nikelin e papërpunuar në vitin 2020 ishte Holanda me 29%. Por Rusia është lider në treg. Kërkesa për nikel të pastër është rritur në veçanti pas shtimit të prodhimit të automjeteve elektrike.

Çmimet e nikelit të klasit të parë janë dyfishuar gjatë dy viteve të fundit. Ndërsa agresioni rus në Ukrainë ka shtuar frikën se Moska mund të vendoste një ndalim të eksportit. Në fillim të marsit çmimet arritën nivele rekord. Çmimet e nikelit janë rritur 400% vetëm në vitin 2022.

Eksporti dhe importi

Pasiguria mbi lëndët e para ruse do të vazhdojë të tronditë tregun. Disa analistë parashkojnë se vetëm kriza e nikelit do t’i shtojë të paktën 1000 dollarë (919 euro) kostot e një makine të re elektrike për konsumatorët. Por nuk preken vetëm prodhuesit e makinave. Dhe për këtë shkak, në vitin 2018, gjigandi gjerman i kimikateve BASF, bashkoi forcat me Norilsk Nickel të Rusisë, prodhuesin më të madh në botë të nikelit të rafinuar.

Megjithëse Moska nuk vendosi materiale të tilla si nikeli në listën e ndalimit të eksportit që lëshoi në mars, ekziston mundësia që sanksionet nga Moska ose nga Brukseli t’i japin fund rrjedhës së lëndëve të para të tilla në Evropë.

Russland Norilsk Nickel-Förderung und ProduktionProdhimi i nikelit në Norilsk, Rusi

Të premten, BE njoftoi ndalimin e importit për disa produkte ruse duke përfshirë qymyr, avjar, dru, gomë, çimento dhe vodka. Megjithatë, nikeli dhe mallrat e tjera të eksportuara me shumicë në vende të tilla si Gjermania u lanë jashtë listës.

Por edhe nëse shitja e nikelit rus në Evropë nuk është ligjërisht e ndaluar, presioni mbi kompanitë gjermane për të ndërprerë lidhjet e biznesit me Rusinë vazhdon të rritet praktikisht në çdo sektor. Shumë ekspertë dhe drejtues biznesi kanë argumentuar se zhvillimi ekonomik i Gjermanisë në dekadat e fundit është ndërtuar kryesisht mbi bazën e furnizimin me energji të lirë nga Rusia. Ndërsa debatet serioze për ndalimin e plotë importit të energjisë ruse tregojnë se tani çdo gjë është në tavolinë dhe se çdogjë po trajtohet si mundësi kundërpërgjigjeje ndaj agresionit rus. /DW

Tags: gjermaniimportrusi

TË LIDHURA

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”
Bota

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025
“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”
Bota

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

21:11 | 29/05/2025
Autori vdes mes flakëve, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen
Bota

Autori vdes mes flakëve, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen

18:05 | 29/05/2025
Next Post
Si mund të ndihmojë Ukraina të bashkohemi me Kosovën dhe me Europën

Si mund të ndihmojë Ukraina të bashkohemi me Kosovën dhe me Europën

Ambasada Ruse në SHBA hedh poshtë paralajmërimin për a*më kimike

Ambasada Ruse në SHBA hedh poshtë paralajmërimin për a*më kimike

“Lidhje të ngushta me Rusinë”, presidentit gjerman i refuzohet vizita në Kiev

“Lidhje të ngushta me Rusinë”, presidentit gjerman i refuzohet vizita në Kiev

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

by mirseda
08:26 | 30/05/2025
0

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktoje kushtet atmosferike edhe...

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

22:52 | 29/05/2025
Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com