Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Hajde zemër, për këta nga 20 Euro”, shefi në doganë kërkon kafe (VIDEO)

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Video Galeri, W-Instant
“Hajde zemër, për këta nga 20 Euro”, shefi në doganë kërkon kafe (VIDEO)

Gjatë fundjavës u zhvillua një aksion i SPAK, e për pasojë ranë në pranga 32 policë në doganën e Morinës, që lejonin kalimin e qytetarëve dhe mallrave kontrabandë në kufi.

Një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në “Stop” presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi. Ai tha se presioni u bëhet nga doganierët në Maqedoninë e Veriut, por jo vetëm.

“Jam një biznesmen shqiptar që jam me transportin e makinave dhe njerëzve brenda dhe jashtë shtetit. Na grinë policia e Maqedonisë, të doganës. Jo ryshfet, por u japim rroga çdo ditë, nga 500 Euro, 700 euro të gjithë makinat. Te dogana i kërkojnë në atë formë, që këtu është ligj që çdo pasagjer i Shqipërisë që të futet këtu, të paguajë lek. Ka qenë 50 Euro, por tani ka rënë 20 Euro. Ryshfet. Për çdo person. Unë çoj 20-30 pasagjerë. Për çdo pasagjer duhet me u dhënë nga 20 Euro. Ku futemi atje thonë se shefi do me u taku. Për çfarë arsye? Janë shqiptarë të Maqedonisë. Po nuk u fut 1 mijë Euro apo 7 mijë Euro në xhep është e pamundur. Në dalje paguajmë nga 10 Euro. Me vajt sepse me u kthy ka ligj tjetër. Na thonë na fut ndonjë kafe. Edhe detyrohesh me ia fut një kafe. Varet, edhe kalo thotë. Shqiptarë të Maqedonisë. Bëhet fjalë në doganën e Maqedonisë që lidhet me Hanin e Elezit. Edhe ata të Kumanovës marrin”, tha denoncuesi.

“Stop” solli regjistrimin me kamera të fshehtë në doganën e Morinës dhe Doganën e Hanit të Elezit të kufirit Kosovë-Maqedoni.

Në fakt, i infiltruari i “Stop” ishte nisur për në doganën e Hanit të Elezit për të zbuluar korrupsionin atje, por në mënyrë të turpshme dhe të pakuptueshme një polic kufitar i Morinës i kërkon 10 Euro “kafe” ryshfet.

Polici në Morinë: Ku po shkoni?

Qytetari: Në Maqedoni…janë të këqij këta, janë të poshtër.

Polici në Morinë: Kafe keni pi…?

Qytetari: Ëëë?

Polici në Morinë: Ndonjë kafe, a ke pi?

Qytetari: Vallaj, kafe kena pi.

Polici në Morinë: A ke ndonjë send me na thanë?

Qytetari: E do një..?

Polici në Morinë: Po!

Qytetari: Hajde po ta jap një kafe te vogël. (nuk kuptohet)

Polici në Morinë: Hajde kalo…!

Qytetari: Shumë faleminderit!

Edhe në doganën maqedonase në Hanin e Elezit, punonjësit e kufirit kërkonin para pa asnjë vështirësi.

Polici, Hani i Elezit: Fute tek krahu tjetër edhe hajde…!

Qytetari: Po, bre. Si ia kaluat? A jeni mirë?

Shefi, Hani i Elezit: Po po, ec…!

Qytetari: Pasaportat i ka ai shefi andej…

Shefi, Hani i Elezit: Cili shef? S’është shef ai, është polic. Një shef ka këtu dhe unë jam këtu.

Qytetari: Tani siç na e ka lënë ai…,na e ul pak çmimin?

Shefi, Hani i Elezit: Ku? Tek ai i gjati jeni? Sa veta jeni?

Qytetari: Vallaj, me të tregu të vërtetën, 6 jemi. Kam edhe këtë shoferin e ri.

Shefi, Hani i Elezit: Mçele derën! Hyr brënda…!

Qytetari: Po vetëm është problemi këtu, se një ditë njëri prej jush na ka thënë, që kemi marrë nga 30 Euro. Unë i thashë, se besoj, se unë me 20 Euro jam marrë vesh me të…!

Shefi, Hani i Elezit: Ti nuk je sefte këtu. Gjithmonë, që vjen…, ne për arsye, që ti do makinë dhe shkon dhe ti për një kafshatë goje, gjithmonë ne kena pas tolerancë. Ti e din, ka Zot. Ne të kena respektu gjithmonë…

Qytetari: Më keni toleru, por prapë unë ju kam dhënë ryshfet…

Shefi, Hani i Elezit: Tani po të flas për vetveten, se unë e di, se çfarë polici kam dhe prej vetvetes, ne shumë herë të kemi toleruar. D.m.th fjala e këtij është e para dhe e fundit. Siç thotë ky, ashtu do bëhet! Ti më ke kallzu për këta dhe ashtu do bëhet…! Ti më ke kallzu, që ke besim dhe nuk ka problem. Siç thotë ky e rregullon më shpejt dhe ec vëlla, mos na vono…!

Qytetari: Po ma rregullo për gjithmonë me 20 euro, jo 30 euro…?

Polici, Hani i Elezit: Nga 20 euro këtij…?

Shefi, Hani i Elezit: Sa veta janë?

Polici, Hani i Elezit: 8 janë, 2 janë shofera, 6 veta janë të këtij…

Shefi, Hani i Elezit: Edhe si do ta rregullosh..?

Qytetari: A i bin shkurt, në total…, në total sa? 120 euro, po a je duke na falur një…?

Shefi, Hani i Elezit: Jo, jo, nuk është tu të fal një a dy ai, se unë nuk t’i kisha bë kurrë me 20 Euro, po hajde, meqë e ka shkrujt ky…

Polici, Hani i Elezit: Nga 20 Euro i kemi bërë standarde…

Shefi, Hani i Elezit: Hajde sos muhabet ta ka bërë minimalisht, hajde zemër…për këta d.m.th, sa herë, që të vijnë nga 20 euro! Ok! U kry…!/tvklan.al

Tags: doganëMaqedonine e VeriutSPAK

TË LIDHURA

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier
Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

21:39 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

17:42 | 05/08/2025
Next Post
Biden: Diktatori Putin po kryen gjenocid në Ukrainë

Biden: Diktatori Putin po kryen gjenocid në Ukrainë

The Sacred Balinese "Fire Horse" Dance: Sanghyang Jaran Dance

Nga fshati Stërbeg për dializë në Durrës, “Fundjavë Ndryshe” u dhuron mjetin

Nga fshati Stërbeg për dializë në Durrës, "Fundjavë Ndryshe" u dhuron mjetin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila
Showbizz

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila

by mirseda
22:39 | 05/08/2025
0

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, larg zhurmës së jetës publike....

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

22:35 | 05/08/2025
“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

22:33 | 05/08/2025
60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

22:29 | 05/08/2025
Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

21:55 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com