Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përralla me President!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rregulla elementare për raportimin e vetëvrasjeve

Nga: Lutfi Dervishi

Lajmi se po nis procesi konsultimeve për të zgjedhur Presidentin e ri- pas datës 1 prill më shumë duket si inerci i ditës ndërkombëtare të gënjeshtrave se një njoftim që duhet marrë seriozisht.

Në historinë e pluralizmit në Shqipëri vetëm një kryetar shteti është zgjedhur me konsensus: Alfred Moisiu në vitin 2003. (Arsyeja ka qenë teprimi me vjedhjet e votave të shumicës socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001).

Çdo tentativë për konsensus më tej ka qenë vetëm konsum mediatik. Pas takimeve të shumta dhe dhjetëra lajme për negociatat, shumica në Parlament ka zgjedhur presidentin që ka dashur. Kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Alfred Moisiu ishte i vetmi nga 6 presidentët e zgjedhur që nuk ka qenë njeri politik dhe i vetmi që pas lënies së postit nuk pati ëndër të bëhej kryetar partie.

Z. Berisha pasi u bë President – u rikthye kryetar partie. Z. Mediani, pas postit të kryetarit të shtetit u fut në garë për t’u bërë kryetar partie. Z. Topi, pasi mandatit Presidencial krijoi dhe kryesoi parti politike. Z. Nishani- pas mbarimit të mandatit – ka vijuar aktivitetin politik. Dhe presidenti në detyrë pas 24 korrikut, në fjalët e tij, mezi pret t’i kthehet politikës aktive, me shumë gjasë si kryetar partie.

Posti i Presidentit të Republikës në Shqipëri nuk ka qenë posti fundor i karrierës së një politikani, por trampolinë për t’u bërë kryetar partie!

Partia Socialiste i ka votat për të zgjedhur kryetarin e ri të shtetit. Nuk ka nevojë të bëj spektakël sikur po digjet e zhuritet për zgjedhur një figurë konsensuale. Ashtu si shumicat e mëparshme edhe kjo shumicë ka vetëm një detyrë të thjeshtë: të zgjedhë kë mendon se është më i miri/e mira me kusht që mëpas, të mos kërkojë falje. Falje po kërkon PS- (rasti Meta) “falje” ka kërkuar dhe PD-në (rasti Topi)

Do të ishte ideale që kryetari i ardhshëm i shtetit të përfaqësonte unitetin e popullit, – çka është edhe kërkesë e Kushtetutës.

Po cili do të jetë profili i Presidentit të Republikës?

Këtë do ta vendosë shumica në Parlament dhe më konkretisht kryeministri.

Zgjedhjet e mëparshme të kabinetit tij kanë patur gjithmonë si emërues të përbashkët: befasinë:

kabineti me figura jo politike;

kabineti me moshën më të re të ministrave; kabineti me shumicë zonjash;

kabineti që ka si anëtar qeverie zonja dhe zotërinj nga Kosova.

Befasitë e kryeministrit shkojnë edhe tek emërimi në poste ekzekutive apo si ambasadorë të figurave të njohura politike të kampit tjetër.

Idetë ekstravagante për një kryetar shteti nga diaspora, nga Kosova, apo një figurë që jeton dhe punon jashtë- mbeten vetëm llafe kafenesh sa kohë që Kushtetuta është e qartë: “mosha 40 vjeç; shtetas shqiptar që nga lindja me qëndrim jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri”.

A do të jetë Presidenti i ardhshëm një befasi? Një zonjë? Një figurë nga kampi tjetër? Apo thjesht një kukull? (dhe kjo është befasi për të cilën duhet të jemi të përgatitur.) Ne kemi ndenjur 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese nuk u bë qameti po të rrimë edhe 5 vjet pa “President”.

A do të jetë presidenti i ri një figurë që rrezaton qetësi në vend dhe përfaqësim dinjitoz jashtë?

Këtyre pyetjeve do t’i jap përgjigje vetëm një njeri:- kryeministri.

Si rregull liderët e kanë të vështirë të zgjedhin një lider.

Këtë radhë në vend të konsensusit le të lutemi që pasi ta zgjedhin, këdo që të zgjedhin- në fund të mos kërkojnë falje!

 

Tags: Lutfi Dervishipresidenca

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Vendimi/Çmimet e reja për shitjen e orizit, sheqerit, vajit dhe miellit

Vendimi/Çmimet e reja për shitjen e orizit, sheqerit, vajit dhe miellit

L*fta ndaj krimit të organizuar/Çuçi në Greqi: Të intensifikojmë bashkëpunimin

L*fta ndaj krimit të organizuar/Çuçi në Greqi: Të intensifikojmë bashkëpunimin

Pasi takoi Alibeajn si kryetar i komanduar i PD, Kim “kokë më kokë” me Ballën

Pasi takoi Alibeajn si kryetar i komanduar i PD, Kim "kokë më kokë" me Ballën







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com