Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë. Lajmin e kanë përcjellë mediat në Kosovë.
Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara ia ka refuzuar apelin Kadrit Veselit ndaj vendimit të gjykatës së procedurës paraprake, për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.
Apeli ka marrë vendim të enjten për ta refuzuar tërësisht apelimin e Veselit.
“Paneli i Gjykatës së Apelit, më 31 mars, ka refuzuar apelin e mbrojtjes së Kadri Veselit kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e mëtejme të tij në paraburgim”.
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.