Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako, është vetëdorëzuar në polici. Deputeti i Ramës, që dje dorëzoi mandatin është dorëzuar sot në ambientet e Policisë së Tiranës.
Bllako akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion” në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Sipas SPAK, hetimet ndaj Alqi Bllakos janë regjistruar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal”.