Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Shkoni te Rama”/Artan Lame flet për gjendjen e rënduar në Kadastrën e Durrësit

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka dhënë alarmin pasi ka bërë një pasqyrim se si është gjendja në Arkivin e Kadastrës së Durrësit. Sipas tij, regjistrat në këtë arkiv janë në gjendje që kalojnë çdo imagjinatë, pasi ka shumë mangësi.

Ai kërkoi që të mos ndërhyhet, pasi asgjë nuk ka për të ndryshuar, ndërsa me ironi tha se “kush ka fuqi, le të shkojë te Rama”. Teksa bëri një bilanc të situatës, Lame deklaroi se arkivi ka 1063 regjistra dhe nga këto, 152 regjistra të pasurive të paluajtshme janë në gjendje të mirë. Të tjerët paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre. Në këto regjistra mungojnë 730 fletë.

“Situata e trashëguar në zyrën e arkivit të regjistrimit të pasurive në Durrës, e kalon çdo imagjinatë. Arkivi ka 1063 regjistra dhe nga këto, 152 regjistra të pasurive të paluajtshme janë në gjendje të mirë, të tjerët paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre.

Në këto regjistra mungojnë 730 fletë. Mjafton të marrësh një nga këto regjistra, dhe shikon që fleta nga fleta ndryshon. Kushdo që ka punuar qoftë edhe një ditë të vetme në administrate, e di që regjistrat sekretohen, lidhen në mënyrë të pahapshme dhe nuk duhet të preken. Ti mund të shkruash dhe të fshish, por jo të heqësh faqe. Pra vetëm faqet që mungojnë tërësisht.

Rezultojnë 569 faqe të dubluara. Pra shtëpia ose prona e Hasanit ekziston edhe këtu edhe në një vend tjetër si shtëpi dhe pronë e Hysenit. Kur vinte Hasani i jepnin letrat dhe kundër letrat si Hasani, kur vinte Hyseni ia jepnin si Hyseni. Të dy këta ishin në të njëjtën shtëpi, dhe kur përplaseshin çështja përfundonte në gjyq.

Rezultojnë 25 faqe të grisura, duken si pak, por nuk janë pak. Këto faqe edhe kur i kanë grisur i kanë grisur pa kujdes. I ka mbetur vetëm rrënja e faqes që është grisur.

Janë edhe 1548 faqe bosh, janë brenda regjistrit.

Mjaft më me këtë histori dhe këtë situatë. Mos e thoni se ku janë zyrat e Kadastrës, qytetari duhet të aplikojë dhe të presë shërbimin në e-Albania.

Arkivi sot është i inventarizuar. Raporti është 600 faqe dhe ka të dhëna çfarë mungon dhe çfarë nuk mungon dhe askush nuk mund të vërë dorë pa lënë gjurmë. Ka sistem kamerash dhe sistem të mbrojtjes. Ky material do ti përcillet edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrës së Kryeministrisë. Vetë drejtoria është gjendur nën sikletet e bërjes së kësaj pune nga ata që nuk e donin të bëhej këtë gjë. Duke e lënë minimalisht në dy institucione, po ua them të gjithëve që mos na bini më në qafë sepse ky material është i shpërndarë edhe në zyra të tjera. Po patët fuqi të shkoni te Rama, ti thoni na ndërro ca fletë të ai raporti i Lames le të shkojnë, përndryshe është e kot të na ndërhyjnë sepse nuk ndërhyhet më”, u shpreh Lame.

 

Tags: Artan Lamedosjetkreu i kadastres

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Rama me furnizuesit e ushqimeve: Garanci sovrane, çfarë mbetet e merr shteti

Këshilltari i Zelensky-t: Negociatat kanë ecur përpara

Rama paralajmëron bizneset: Nëse s’deklaroni pagat, do shkoni në Prokurori







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com