Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Rrisni pensionet e pagën minimale”, Alibeaj paraqet projekt-rezolutën e PD

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Rrisni pensionet e pagën minimale”, Alibeaj paraqet projekt-rezolutën e PD

Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, prezantoi sot në Kuvend rezolutën e PD-së për përballimin e krizës. Alibeaj deklaroi se produktet e shportës duhet të ulen me 6%, ndërsa kërkoi heqjen e taksës së qarkullimit. Po kështu kërkoi dyfishimin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore. Rritjen e pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022. Rritjen e pagës minimale në masën 36.000 lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022 etj.

“Dua të falenderoj kolegët e mi që nuk bënë kurrë politikë. Masat e shpallura nga qeveria janë krejtësisht të pamjaftueshme. Janë pjesë e programit të qeverisë, dhe jo të diktuara nga situata ku ndodhemi.

Kjo është përmbajtja e rezolutës që ne propozojmë jo si instrument politik. Ky moment ka ardhur sot që të mendohet me shpirt dhe zemër për familjet shqiptare. Për këtë arsye, nuk do lëshoja asnjë lloj provokimi politik. Sot duhet të mendojmë për barkun bosh të qytetarëve. Më kujtohen 6 rreshtat e parë të poemës së mjerimit të Migjenit. Kafshatë që nuk kapërdihet është o vëlla mjerimi”, deklaroi Alibeaj.

Pikat e projekt-rezolutës

Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;

Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin;

Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;

Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;

Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;

Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;

Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;

Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;

Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;

Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.

 

Tags: Enkelejd AlibeajPDprojekt rezoluta

TË LIDHURA

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat
Aktualitet

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat

14:55 | 01/09/2025
Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar
Aktualitet

Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar

14:32 | 01/09/2025
Dasmorët penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, procedohen penalisht dy persona
Aktualitet

Dasmorët penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, procedohen penalisht dy persona

12:32 | 01/09/2025
Next Post
Të tregojmë se jemi pro Ukrainës, duke dalë nga “Ballkani i Hapur”

Të tregojmë se jemi pro Ukrainës, duke dalë nga “Ballkani i Hapur”

Të premten vijojnë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Të premten vijojnë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Nuk dimë çfarë po hamë! Çfarë sigurie kemi për bukën?

Nga buka masive deri te ajo e misrit, çmimet janë rritur 13-20%

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Erdogan: Nuk ka justifikime për mizoritë në Gaza, të mbajmë një qëndrim
Bota

Erdogan: Nuk ka justifikime për mizoritë në Gaza, të mbajmë një qëndrim

by mirseda
15:00 | 01/09/2025
0

Nuk ka shpjegime apo justifikime për dështimin për të ndaluar 23 muaj mizori në Gaza, ku foshnjat,...

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat

14:55 | 01/09/2025
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ka arritur “mirëkuptim” me Presidentin e SHBA-së Donald Trump

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ka arritur “mirëkuptim” me Presidentin e SHBA-së Donald Trump

14:51 | 01/09/2025
Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar

Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar

14:32 | 01/09/2025
Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç,

Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç,

14:04 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com