Pak ditë më parë u paralajmërua rritja e çmimit të kafes, pas shtrenjtimit të produkteve ushqimore të shportës. Marrë shkas nga kjo rritje, një reagim ka ardhur nga deputeti i PS-së, Erion Braçe. Sipas tij, në vend po ndodh zhvatje e madhe.
“Edhe çmimin e një filxhani kafeje e rritet? Nga janari e këtej, çmimi i një kg kafe ardhur nga Italia, është rritur me 150 lekë, vetëm 150 lekë. Pra, me 1.25 lekë për nje filxhan kafeje, vetëm 1.25 lekë!
Nëse e shisnit në periferi të Tiranës me 50 lekë një filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 lekë. Nëse e shisnit në qënder të Tiranës me 70 leke një filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 lekë. Çfarë ka ndodhur me ju që po e shisni filxhanin e kafesë në periferi me 70 lekë e në qendër me 90 lekë? Ju është rritur edhe juve çmimi i hekurit, çimentos, betonit? Apo çmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezëve, pulave etj? Zhvatje, asgjë tjetër!”.