Pas rasteve të gripit të shpendëve në pularitë e Durrësit, sot është konfirmuar prania e këtij virusi dhe në liqenin e Prespës.
Pak ditë më parë janë gjetur të ngordhur 3 pelikanë, të cilëve pasi u janë bërë analizat, është zbuluar se shkaku i ngordhjes ka qenë pikërisht gripi H5N8.
Pelikanët janë gjetur në ujërat e liqenit të Prespës së Vogël, në afërsi me kufirin grek.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Marrë shkas nga situata e rëndë e krijuar në pularitë e qytetit të Durrësit me gripin e shpendëve, çështja bëhet edhe më serioze.