Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për l*ftën nuk duhet të paguajnë vetëm blerësit!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rregulla elementare për raportimin e vetëvrasjeve

Nga: Lutfi Dervishi

Protestuesit në Tiranë dhe në rrethe nuk kanë dalë në rrugë vetëm pse u rrit çmimi i karburantit. Janë rritur çmimet e artikujve të konsumit të përditshëm dhe spekullimi galopant me çmimin e naftës ishte pika e fundit që derdhi gotën e zemërimit.

Nëse do të shikonte me vëmendje protestuesit në kryeqytet, qeveria duhet të ketë kuptuar se nuk bëhet fjalë për protestën e radhës, do të shihte protestues të rinj dhe familjarë që dalin në rrugë për të përçuar mesazhin: nuk shtyhet më!

Në vend që të lexonte situatën, kryeministri bashkë me gjysmën e qeverisë shkoi në Dubai në një ekspozitë të rëndësishme, pasi më parë kishte shtuar panikun duke folur për luftë më shumë se presidenti i Ukrainës. Klisheja: çmimet i vendos tregu, nuk ka punë qeveria, sot ra. Qeveria më në fund pranon që duhet të bëj rregullatorin dhe jo të bëhet palë me abuzuesit.

Autoriteti Konkurrencës tha se do të hapë hetim për spekullimin më transparent që është bërë ndonjëherë në Shqipëri: brenda ditës, disa herë gjatë ditës dhe me njoftime në televizion, çmim i naftës nga mëngjesi në mbrëmje u rrit 40 lekë në të njëjtën kohë në të gjithë pikat e karburantit në vend. Se çfarë do të hetojë Autoriteti nuk e di, por gjykuar nga vendimet e mëparshme, nuk është çudi që në fund t’i japë të drejtë abuzuesve.

Të gjitha qeveritë e rajonit gjatë gjithë këtyre javëve morën masa konkrete për t’i lehtësuar barrën publikut. Qeveria shqiptare më në fund vendosi të lëvizë, me vonesë, por gabon kur e vendos fokusin vetëm te çmimi i naftës. Eshtë rritur çmimi bukës dhe si kurrë më parë për këtë po flitet hapur dhe me shqetësim. Një litër vaj lule dielli 3600 lekë?!! Janë rritur çmimet e gjithë artikujve dhe rrogat janë po ato!

Parrulla jemi në luftë është mobilizuese, por vetëm kur merret seriozisht nga të gjithë.

Nëse jemi në kohë lufte, qeveria duhet të ndajë mendjen se në cilën anë është. Koston nuk mund ta paguajë vetëm populli. Nëse është luftë, luftë është edhe për qeverinë- dhe mund të provojnë ministrat dhe zyrtarët të ecin në këmbë. (Një ministre e re, që besoj nuk e njeh as kryeministri u tha gazetarëve sot se “e ka me detyrim të lëvizë me makinë).

Barra e “luftës” duhet të bjerë edhe mbi luksin e qeverisë. Le të kursejnë ku të mundin. Dhe së fundmi luftë është edhe për tregëtarët, luftë është edhe për shitësit, se nuk ka kuptim që në luftë të jenë vetëm blerësit.

Tags: Lutfi Dervishiprotestashtrenjtimi i produkteve

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Sa është goditur ekonomia ruse nga sanksionet?

Sa është goditur ekonomia ruse nga sanksionet?

“Gjoba nëse s’deklaroni sasinë!”, Balluku zbulon aksionin që do nisë nga nesër

“Gjoba nëse s’deklaroni sasinë!”, Balluku zbulon aksionin që do nisë nga nesër

PD bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Dorëheqjet hileqare në PD







JU REKOMANDOJMË

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

E mitura në Korçë tenton t’i japë fund jetës për herë të dytë, shpëtohet nga fqinji
Aktualitet

E mitura në Korçë tenton t’i japë fund jetës për herë të dytë, shpëtohet nga fqinji

by mirseda
16:21 | 26/03/2026
0

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi në lagjen nr 14 të qytetit të...

Shkodër/ 76-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

Shkodër/ 76-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

16:09 | 26/03/2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

15:50 | 26/03/2026
Qëndroi dy muaj në burg, Fjolla Morina: Ka qenë eksperiencë e keqe

Qëndroi dy muaj në burg, Fjolla Morina: Ka qenë eksperiencë e keqe

15:47 | 26/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com