Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Nafta arrin 230 lekë, rritet tre herë brenda dy ditësh

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nafta arrin 230 lekë, rritet tre herë brenda dy ditësh

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje të shtunën duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas. Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë si Gega, Kastrati dhe Alpet, nafta po tregtohet me 230 lekë për litër.

Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë.

Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi.

Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Nafta në bursat ndërkombëtare është rritur për shkak të situatës në Ukrainë, duke rritur në nivein më të lartë në gati 9 vjet.

OPEC ka deklaruar se pavarësisht situatës do të vazhdojë të mbajë të njëjtin nivel prodhimi sipas marrëveshjes së dakordësuar më parë edhe para konfliktit në Ukrainë.

Në fillim të muajit shkurt nafta u rrit për herë të parë këtë vit në tregun e brendshëm, duke reflektuar si shtrenjtimin e saj në bursa, ashtu dhe fillimi i zbatimit të një takse të re, që parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që sipas doganave kishte një efekt prej 1.33 lekë për litër pa TVSH.

Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur tetë herë, duke arritur në rreth 200 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 92 lekë për litër, ose rreth 55%.

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.

Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë.

Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. /Monitor

Tags: bursat ndërkombëtareNAFTArritje cmimi

TË LIDHURA

Malltezi: ANK dhe Salillari po shkatërrojnë lumin Shkumbin me lejen e Qeverisë
Aktualitet

Malltezi: ANK dhe Salillari po shkatërrojnë lumin Shkumbin me lejen e Qeverisë

14:46 | 24/02/2026
Shpallet pretenca për Rezart Taçin, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin
Aktualitet

Shpallet pretenca për Rezart Taçin, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin

14:41 | 24/02/2026
Berisha: Rama është vetë i implikuar, vetëm shqiptarët e heqin si kryeministër
Aktualitet

‘Balluku një shërbëtore e Ramës, mirë ti bëhet’, Berisha: Revolta e qytetarëve…

14:40 | 24/02/2026
Next Post
Jo çdo thes plehrash duhet hedhur në oborrin e SPAK

Kur digjet Ukraina, s’ka rëndësi sesi voton Rogozhina

Rritet çmimi i naftës, pasi SHBA po diskutojnë të ndalojnë karburantin rus

Rritet çmimi i naftës, pasi SHBA po diskutojnë të ndalojnë karburantin rus

PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha udhëheq në Shkodër

PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha udhëheq në Shkodër







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Malltezi: ANK dhe Salillari po shkatërrojnë lumin Shkumbin me lejen e Qeverisë
Aktualitet

Malltezi: ANK dhe Salillari po shkatërrojnë lumin Shkumbin me lejen e Qeverisë

by mirseda
14:46 | 24/02/2026
0

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi denoncon se ndërhyrjet në shtratin e lumit Shkumbin...

Akuzohet se tentoi të përdhunonte një vajzë të paralizuar në Greqi, vetëdorëzohet në polici

Akuzohet se tentoi të përdhunonte një vajzë të paralizuar në Greqi, vetëdorëzohet në polici

14:43 | 24/02/2026
Shpallet pretenca për Rezart Taçin, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin

Shpallet pretenca për Rezart Taçin, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin

14:41 | 24/02/2026
Berisha: Rama është vetë i implikuar, vetëm shqiptarët e heqin si kryeministër

‘Balluku një shërbëtore e Ramës, mirë ti bëhet’, Berisha: Revolta e qytetarëve…

14:40 | 24/02/2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

Tentoi të korruptojë Policinë Rrugore, nën hetim 35-vjeçari

14:39 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com