Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka bërë thirrje Perëndimit të vendosë sanksione më të ashpra kundër rrethit të brendshëm të Vladimir Putin.
Dje SHBA, Britania e Madhe dhe të tjerët njoftuan masa kundër individëve dhe bankave ruse – por Dmytro Kuleba dëshiron që ata të shkojnë më tej.
“Hapat e parë vendimtarë u ndërmorën dje dhe ne jemi mirënjohës për ta”, shkruan Kuleba në Twitter.
“Tani presioni duhet të rritet për të ndaluar Putinin. Goditi ekonominë e tij dhe miqtë e tij. Goditi më shumë. Goditi fort. Goditi tani”.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today