Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Rama po bën gati ministrin kurban, Spiropali ia kujton prokurorët belgë

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Rama po bën gati ministrin kurban, Spiropali ia kujton prokurorët belgë

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka folur në Kuvend për aferën e inceneratorëve. Edhe sot në seancën parlamentare kanë vijuar akuzat nga ana e Partisë Demokratike në lidhje me aferën e inceneratorëve karshi qeverisë. Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama. Sipas kreut të PD-së, ministrat që akuzohen për përfshirjen në aferën e inceneratorëve nuk mund të kenë vepruar pa dijeninë apo lejen e Ramës. I pari i demokratëve theksoi se koka e korrupsionit është kryeqeveritari Rama, i cili sipas Bashës, nuk mund t’i lajë duart nga përgjegjësia duke bërë kurban vartësit e vetë.

“Nga kjo sallë sot pritet të diskutohet një rend dite ku janë përfshirë marrëveshje rutinë, për të cilat opozita ka shprehur qëndrimin e saj. Qeveria e ktheu Spanjën dhe vende të tjera në parajsa të investimit të parave të drogës dhe milionave të korrupsionit qeveritar. Me Inceneratorët si skandali dhe vjedhja e shekullit, por tani kanë filluar të investojnë edhe jashtë vendit. Ky është një nga shqetësimet kryesore të drejtësisë së vendeve europiane. Në këtë sallë të vetmit që nuk duhet të krekosen sepse marrëveshja është bërë për krerët e tyre. Korrupsioni  qeveritar problem kryesor i kuvendit. Nëse do kishit ndershmëri dhe integritet dhe nëse s’do ta bënit veten tuaj skllevër të partisë, të qeverisë, s’duhet të ishit sot këtu.

Ditë për ditë komisioni zbardh se pse Rama nuk mund të lajë duart duke bërë kurban ministrat. Megjithëse ai e ka mbiemrin Koka. Ai është bishti i kësaj afere. Koka është Edi Rama. Asgjë s’do kishte ndodhur pa mbështetjen dhe miratimin e tij. Kjo është arsyeja pse Rama e mbylli komisionin dhe u rihap pas presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. 430 milionë euro vjedhje kriminale ku është përfshirë e gjithë qeveria. Prej 2018, shqiptarët paguajnë 29 euro për ton. Në mes të pandemisë kur e gjithë bota kishte ndaluar udhëtimet, këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime dhe udhëtime, skemë e pastër të pastrimit të parave. 10 milionë lekë në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve në këtë sallë, sa 5 deputetë bashkë merr babai i njërit prej jush në këtë sallë nga inceneratorët e paguar me paratë e qytetarëve, Allqi Bllakos.

Edhe sot që flasim vazhdojnë të paguhen para të shqiptarëve për këtë aferë korruptive. A ka mundësi të ndodhë e gjitha kjo pa dijeninë, miratimin dhe pa marrjen e gjithë tepsisë nga i pari qeverisë Edi Rama? Presim të kthehet dhe të dalë para Komisionit të Inceneratorëve dhe të na shpjegojë si ky komision i ka marrë vendimet prapa shpinës së tij”.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është kundërpërgjigjur kryedemokratit Basha, pas akuzave që ky i fundit bëri për inceneratorët.

“Gjithçka që u tha këtu është e pabesueshme për këdo që ka mend në kokë, ka sy për të parë. Mungesa absolute e koherencës në ato që thotë dje, ato që bën sot, është ulëritëse. Është i njëjti njeri që javë pas jave, përsërit që Reforma në Drejtësi është e kapur nga kjo shumicë. Është i njëjti sot që flet për hetime nga institucione që janë krijuar përmës vullnetit politik të kësaj shumice.

Lulzim Basha është shembulli i gjallë se si jo për këto që thotë afera kaq e aq, por për fakte për procedura të provuara për vjedhje të provuar, ka shpëtuar vetë me procedurë për shkak të asaj drejtësie. Sot merret, pyetet nga prokurorë belgë dhe bën sikur s’i ka thënë ky e s’i ka bërë ky. Flet këtu për gishta e për duar. Ky që vetëm dy gishta ka lart dhe është i zhytur brenda. Ne lejuam të ngrihej komisioni për hetimin e procedurave për inceneratorët, edhe pse ishte në hetim nga SPAK e morëm këtë vendim për t’ju dhënë juve mundësinë por edhe për të qenë transparent deri në fund sepse nuk kemi gjë për të fshehur. Nëse ka patur shpërdorime detyre, atë e përcakton prokuroria. As juve dhe as Jorida Tabaku se është kthyer aty në një prokurore. Sot ka dalë në ballë të betejës duke shpallur njerëz fajtorë e duke kërkuar burgim. Ne nuk çojmë njerëz në burg, atë e bën drejtësia. Ne jemi të lirë sepse kemi marrë vendimin për ta çliruar drejtësinë dhe këtë vend nga ju dhe nga zgjedha që kishit vënë mbi këtë pushtet kushtetues”, u shpreh Spiropali.

Tags: bashaSpiropali

TË LIDHURA

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…
Aktualitet

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025
Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!
Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!

21:37 | 16/08/2025
Next Post
Video/Ruçi ndërpret seancën me kërkesë të PD, Balla: Të presim sa të zgjohet Luli!

Basha paralajmëron arrestime të tjera të ministrave të Ramës

E vr*në dhe e groposën, 50 vite burg për babë e bir

E vr*në dhe e groposën, 50 vite burg për babë e bir

“Jepi minutat e mia”, Berisha bindet dhe del nga Kuvendi

Berisha bën paralajmërimin e fortë: Do dalin përgjime të qeveritarëve me bandat

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas
Sport

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

by mirseda
23:00 | 16/08/2025
0

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com