Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shtohen tensionet, Ukraina kërkon takim me Rusinë brenda 48 orëve

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Shtohen tensionet, Ukraina kërkon takim me Rusinë brenda 48 orëve

Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të një grupi kyç të sigurisë evropiane, lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba, tha se Rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare, për të shpjeguar ngritjen e trupave.

Ai tha se “hapi tjetër” ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme, për “transparencë” në lidhje me planet e Rusisë.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i rreth 100.000 ushtarëve në kufijtë e Ukrainës.

Por disa vende perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për veprime ushtarake, me SHBA-në që thotë se Moska mund të fillojë me bombardime ajrore “në çdo kohë”.

Më shumë se një duzinë vendesh, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina dhe disa kanë tërhequr stafin e ambasadës nga kryeqyteti. “CBS News” raportoi se SHBA po përgatitet të tërheqë të gjithë personelin e saj nga Kievi brenda 48 orëve të ardhshme, duke cituar tre burime.

Kuleba tha se Ukraina kishte kërkuar të premten përgjigje nga Rusia, në lidhje me qëllimet e saj sipas rregullave të Dokumentit të Vjenës, një marrëveshje për çështjet e sigurisë të miratuar nga anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin Rusinë.

“Nëse Rusia është serioze kur flet për pandashmërinë e sigurisë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencën ushtarake, në mënyrë që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë”, tha ai.

Megjithatë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili kritikoi “panikun” që mund të përhapet nga pretendime të tilla, tha se nuk kishte parë asnjë provë që Rusia po planifikonte një pushtim në ditët në vijim.

Të dielën, ai foli për gati një orë në telefon me presidentin amerikan Joe Biden. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden kishte përsëritur mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe se të dy udhëheqësit kishin rënë dakord për “rëndësinë e vazhdimit të ndjekjes së diplomacisë dhe parandalimit”.

Deklarata e thirrjes së Ukrainës tha se presidenti i saj falenderoi SHBA-në për “mbështetjen e palëkundur” dhe se, në fund, presidenti Zelensky e ftoi udhëheqësin amerikan të vinte në Ukrainë. Nuk ka pasur asnjë koment për ftesën nga Shtëpia e Bardhë.

Një telefonatë një orëshe midis presidentit Biden dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin një ditë më parë, nuk arriti të japë një përparim.

Burimi i lajmit: BBC. Pershtatur nga Tirana Today

Tags: rusiaSHBAUkrainë

TË LIDHURA

Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit
Bota

Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit

09:31 | 27/02/2026
Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

23:01 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë
Kryesore

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

09:14 | 27/02/2026
Next Post
“Neutraliteti” serb dhe “mobilizimi” shqiptar për Ukrainën

“Neutraliteti” serb dhe “mobilizimi” shqiptar për Ukrainën

Përse një p*shtim rus i Ukrainës, do të dëmtonte edhe amerikanët

Përse një p*shtim rus i Ukrainës, do të dëmtonte edhe amerikanët

Përdornin të dhëna kartash bankare të vjedhura, pranga mashtrueses në Tiranë

Përdornin të dhëna kartash bankare të vjedhura, pranga mashtrueses në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar
Aktualitet

Ndryshime në polici! Ja kush emërohet në Krujë, Pogradec, Kamzë e Bulqizë

by mirseda
09:55 | 27/02/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e komisariateve...

Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit

Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit

09:31 | 27/02/2026
Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat

09:17 | 27/02/2026
Dosja e Erion Veliajt, hidhet shorti për trupën gjykuese

Dosja e Erion Veliajt, hidhet shorti për trupën gjykuese

09:08 | 27/02/2026
DW: SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për të vijuar me procedurat penale

DW: SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për të vijuar me procedurat penale

09:06 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com