Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Koalicioni non grata”, Haklaj i kujton Berishës notën e protestës nga Rusia

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Koalicioni non grata”, Haklaj i kujton Berishës notën e protestës nga Rusia

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Degën Tropojë, Azgan Haklaj, ka risjellë në kujtesë zhvillimin e vitit 2011, kur Rusia i dërgoi notë proteste Tiranës pikërisht për të. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, teksa publikon notën e protestës të dërguar në atë kohë nga Rusia, sulmon ish-kryeministrin Sali Berisha, duke theksuar se “Koalicioni non grata atëherë nuk e mbrojti nga sulmet pansllave atdhetarizmin tonë, kurse sot nëpërmjet çetës së FB sulmon për proamerikanizmin”.

Ja se çfarë shkruan Azgan Haklaj

Çfarë antipodi!

Koalicioni non grata atëherë nuk e mbrojti nga sulmet pansllave atdhetarizmin tonë, kurse sot nëpërmjet çetës së fb na sulmon për proamerikanizmin.

Rusia, notë proteste Tiranës për Azgan Haklaj

» Dërguar më: 04/07/2011 – 14:25

Rusia i ka dërguar Tiranës zyrtare, rreth një muaj më parë, një notë proteste ku shpreh revoltën e saj ndaj deklaratave për “Shqipërinë e madhe” të bëra nga ish-deputeti demokrat, Azgan Haklaj.

Kjo notë proteste i referohet qëndrimeve që anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka shprehur në Preshevë në datat 13-14 maj. Sipas Moskës, qëndrimet e Haklajt, për të bashkuar territoret e banuara nga shqiptarët në një shtet të vetëm rrezikojnë stabilitetin e Ballkanit dhe mund të çojnë në pasoja jashtëzakonisht negative.

Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse, Alexander Lukashevich, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në datën 20 maj 2011, është shprehur mes të tjerash se “ne po vërejmë rritjen e frekuencës së deklaratave të bëra kohët e fundit nga disa politikanë nga Shqipëria, kryesisht prej një numri udhëheqësish me origjinë shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë, të cilët kërkojnë bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët në një shtet të vetëm.

Në veçanti, Azgan Haklaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Shqiptare, ka shprehur publikisht deklarata të tilla në Serbi dhe Albin Kurti, lideri i lëvizjes radikale të Kosovës ‘Vetëvendosja’, i cili i ka bërë ato në Maqedoni”, – u shpreh Lukashevich.

Ai shtoi mandej se “idetë nacionaliste të krijimit të një ‘Shqipërie të madhe’, bien ndesh me përpjekjet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, që synojnë forcimin e sigurisë në rajon ndaj dhe duhet të marrin një reagim të përshtatshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Pohime të tilla, që mbështeten në logjikën mesjetare, mund të çojnë në pasoja jashtëzakonisht negative”, ka përfunduar reagimin e tij për këtë çështje, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Rusisë.

I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj nuk ka preferuar të shprehet për këtë çështje. Ndërkohë në një intervistë të dhënë në emisionin “Diplomaticus”, zv/ministrja e Jashtme, Edit Harxhi ka pohuar se deklaratat e Haklajt kanë ngjallur reagimin e ashpër jo vetëm të Moskës, por edhe të Beogradit.

Gazeta Shqiptare

Tags: Azgan HaklajBerishaIsh-kryetari i Partisë Demokratike

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Kënga e Beatrix-ës në shtëpinë e “Big Brother”, Einxhel nuk mban dot lotët

Kënga e Beatrix-ës në shtëpinë e “Big Brother”, Einxhel nuk mban dot lotët

PD në kërkim të një pazari për reformën

Berisha shpalli aleancën me LSI-në, reagon PD-ja

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com