Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandali/Dritan Agolli i jep 400 milionë lekë tender kuzhinierit Alfio Rrotani

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandali/Dritan Agolli i jep 400 milionë lekë tender kuzhinierit Alfio Rrotani

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është denoncuar shpesh në media për paratë “rrush e kumbulla” që shpërdoron me tendera dhe favore për miqtë e drejtorit Dritan Agolli. FSHZH-ja ua ka gjetur më së miri vendin parave të donatorëve, të cilët nuk janë të pakët.

Newsbomb.al publikoi një muaj më parë të dhënat financiare të këtij institucioni që u krijua në 1993 për të zbutur varfërinë në Shqipëri. Vetëm një shoferë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit merrte 1 milion lek rrogë, hidraulikët 1.9 milion dhe vetë drejtori 7 milionë lekë rrogë në muaj.

Mirëpo, një tjetër skandal ka dalë në dritë ditët e fundit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender me vlerë 416 milionë lekë të vjetra për të përgatitur një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Pra, firma fituese do “t’i servirë” Dritan Agollit listën me ushqime që preferojnë më shumë shqiptarët dhe për këtë, FSHZH-ja jep plot 400 milionë lekë.

Tenderi i Fondit Shqiptar te Zhvillimit

Siç e tregojnë dhe dokumentet e mëposhtme, tenderi është hapur më datë 21 tetor 2021 dhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ai ka objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, me një fond limit prej 41,666,667 lekësh të reja pa TVSH.

Pas procedurave që janë ndjekur, fituese janë shpallur dy kompani por që në garë janë futur si një, pra bashkim operatorësh, shkruan newsbomb.al. Ato janë Mascarpone sh.p.k në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci Person Fizik. Më poshtë, të dhënat në QKB për bizesin e Alfios.

Shef Alfio, pronar me 55% te aksioneve i “MASCARPONE SHPK”
Shef Alfio, pronar me 55% te aksioneve i “MASCARPONE SHPK”

Gara kompromentohet kur mëson se kuzhinieri i njohur për publikun shqiptar, në disa emisione dhe audicione në fushën e gatimit, punon si shef kuzhine në një restorant luksoz në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po!

Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, në pronësi të Flladi Agollit, djali i Dritan Agollit. Edhe nga të dhënat e nxjerra nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), provohet pronësia e restorantit të mësipërm dhe pronari i vetëm është Flladi Agolli.

Pra, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i jep një tender me vlerë mbi 400 milionë lekë kuzhinierit që punon në restorantin e djalit të tij.

Flladi Agolli, djeli i Dritan Agollit, pronar i Bedouin Beach & Bar
Flladi Agolli, djeli i Dritan Agollit, pronar i Bedouin Beach & Bar

Është e paqartë nëse ky tender është “fryrë” qëllimisht me 400 milionë lekë për t’ju dhënë mundësi të gjithë të “marrin ndonjë copë”, apo realisht shërbimi kushton kaq shtrenjt, shkruan newsbomb.al.

Dyshimi të çon të mendosh se këto para mund t’i jenë dhënë kuzhinerit Alfio Rrotani me dokumente, por a kanë përfunduar ato përsëri në xhepin e Dritan Agollit?/newsbomb

Tags: Dritan AgolliFlladi AgolliFondi Shqiptar i Zhvillimit

TË LIDHURA

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

22:27 | 06/11/2025
Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt
Politikë

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro
Politikë

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Next Post
Besimi kundër ndryshimit apo vlera elektorale e vaksinave

Shqipëria në direktoratin e botës, po Kosova?

Refuzoi udhëtimin në Paris, Arjola Demiri: Doja të prezantoja “Portokallinë”

Refuzoi udhëtimin në Paris, Arjola Demiri: Doja të prezantoja "Portokallinë"

Voltana Ademi tërhiqet nga gara për kryebashkiaken e Shkodrës

Voltana Ademi tërhiqet nga gara për kryebashkiaken e Shkodrës







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com