Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Pse u ndanë “Beatles-at e famshëm”?

4 vjet ago
in Kultura, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Pse u ndanë “Beatles-at e famshëm”?

Katër anëtarët e “Beatles”– John Lennon, Paul Mccartney, George Harrison dhe Ringo Starr-e ndryshuan përgjithmonë muzikën botërore, dhe e bënë këtë në një kohë relativisht të shkurtër.

Ata u shfaqën për herë të parë në skenë në vitin 1963 me këngën “Please please me”, dhe regjistruan albumet e tyre të fundit, “Let it be” dhe “Abbey road” në vitin 1969. Të katërt u bënë bashkë në një grup muzikor qëkur ishin adoleshentë, dhe u bënë super–yje me famë botërore në fillim të të 20-tave, duke ndarë një sërë përvojash unike, dhe natyrisht duke formuar një grup unik sa i përket rivalitetit dhe sherreve të brendshme.

Por pse grupi muzikor më me ndikim i shekullit XX-të, u shpërbë brenda 7 viteve nga publikimi i albumit të tyre të parë? Përgjigja është po aq komplekse, sa edhe marrëdhëniet midis anëtarëve të grupit burrave. Shumë njerëz mendojnë se ndarja e “Beatles” e ka origjinën tek vdekja e menaxherit të tyre, Brian Epstein më 27 gusht 1967.

Edhe pse pronar i një dyqani diskografik, pa asnjë përvojë në menaxhimin e grupeve, Epstein luajti gjithsesi një rol vendimtar në ngritjen e tyre drejt famës mbarëbotërore. Po ashtu Epstein bashkë–themeloi kompaninë “Northern Songs Ltd.”për të publikuar muzikën e “Beatles”, duke i dhënë Lennon dhe Mccartney nga 15 për qind të aksioneve.

Të rraskapitur nga turnetë e tyre, gjatë të cilave ata nuk mundnin ta dëgjonin dot veten luajtur në skenë për shkak të zhurmës shurdhuese të fansave të tyre, “Beatles” vendosën që të hiqnin dorë nga koncertet live në vitin 1966. Epstein e kundërshtoi këtë vendim, ndërsa katërshja e grupit mendoi se kjo ishte e nevojshme, për t’u fokusuar tek cilësia e muzikës së tyre.

Gjatë viteve që pasuan,“Beatles” e ripërcaktuan muzikën pop, duke u bënë ikona globale e lëvizjes kundër–kulturore. Por nga ana tjetër grupi nisi të fitojë më pak para, dhe u largua nga Epstein. Kur Brian Epstein vdiq nga një mbidozë droge, “Beatles”humbën njeriun që dinte të menaxhonte me mjeshtëri financat dhe egon e tyre.

Ndërsa Lennon, Harrison dhe Starr donin që vendin e tij ta zinte Allen Klein, menaxheri i grupi “Rolling Stones”, Mccartney ishte në favor të Lee dhe John Eastman, babait dhe vëllait të gruas së tij të ardhshme Linda.“Mendoj se ajo ishte një llogaritja e gabuar e Paul”-thotë Tim Riley, profesor i gazetarisë në Kolegjin Emerson dhe autor i disa librave rreth “Beatles”. “Merrni parasysh variantin e kundërt:ai nuk do të kishte lejuar kurrë që John Lennon të përfshinte në biznes vjehrrin e tij”- shton ai. Pa të ardhurat e besueshme që i siguronin dikur turnetë, ”Beatles” nisën ta ndjenin krizën.

Filmi “Magical Mystery Tour” e ndryshoi disi gjendje, por pa ndonjë arkëtim rekord. Ata u përfshinë në shitjen me pakicë të veshjeve. Por biznesi falimentoi pas 8 muajsh, me një humbje prej rreth 200.000 paund.

Gjatë viteve 1968, 1969 dhe 1970, “Beatles” shpenzuan qindra orë në takime biznesi në selinë e shtëpisë së tyre diskografike “Apple Records”. Shpërbërja përfundimtare e grupit ndodhi pikërisht gjatë një takimi të tillë. Lennon i tha zyrtarisht Mccartney dhe Starr, se ai po largohej nga grupi gjatë një takimi të datës 20 shtator 1969 në praninë e Klein.

Ky i fundit e bindi Lennon të mbante sekret largimin e tij, në mënyrë që të mos prishte një marrëveshje fitimprurëse të “Apple”, dhe që e përmirësoi shumë gjendjen e tyre financiare, pikërisht ditën kur Lennon u largua përgjithmonë nga grupi.

Një arsye tjetër e ndarjes mendohet se ishte e dashura e Lennon, Yoko Ono. Ata ishin njohur në vitin 1966, dhe nga viti 1969 u bënë të pandashëm. Ono ndikoi shumë në shkrimin e këngëve të Lennon, dhe madje u shfaq në disa këngë të Beatles.

Prania e fortë e Ono dhe drejtimi surrealist dhe eksperimental, në të cilin ajo e shtyu grupin, ka bërë që shumë njerëz që nga vitet 1960 dhe deri në ditët e sotme, të arrijnë në përfundimin se artisja japoneze ishte fajtore për shpërbërjen e “Beatles”.

Por vitet e fundit,një numër në rritje kritikësh të muzikës, kanë argumentuar se ky mund të mos jetë shpjegim i duhur. Riley pretendon se ishte vetë Lennon, ai që “u fsheh pas” kësaj ideje në mënyrë që të distancohej nga grupi. Per Riley, duke sjellë të dashurën e tij në grup, Lennon u dërgoi shokëve mesazhin se po shkonte përtej partneritetit që kishte krijuar me ta.

Ono shërbeu si një “rrufepritëse” për zhgënjimet e kolegëve me Lennon, duke lënë në hije problemet e tjera si situata financiare, dallimet nëkrijimtari si dhe varësinë e Lennon nga heroina. Lennon dhe Mccartney do të shfrytëzonin Onon si një shpjegim të lehtë për prishjen e partneritetit dhe miqësisë mes tyre.

Por kur u njohën bashkë, ata ishin përkatësisht 16 dhe 15 vjeç, të dy vuanin nga megalomania, dhe rivaliteti midis tyre i paraprin shfaqjes së Onos. Në fillim, çdo këngë e “Beatles” ishte një bashkëpunim midis Lennon dhe Mccartney.

Edhe pse u ndanë, Lennon dhe Mccartney, imitonin stilin e njëri-tjetrit, dhe rrallëherë e përfundonin një këngë pa marrë disa të dhëna nga tjetri. Por pakënaqësitë midis tyre nisën kur Lennon nisi të përçmonte këngët e modës së vjetër të Mccartney si “muzikë e gjyshes”, gjatë kohës që ky i fundit u përpoq të dilte si udhëheqës i grupit.

Armiqësia mes tyre u bë publike pas ndarjes së “Beatles”. Mccartney e goditi Lennon dhe Onon në këngën e tij “Too many people”, duke e akuzuar Lennon për ndarjen e grupit. / History Channel – Bota.al

Tags: beatlesGeorge Harrisonjohn lennonPaul Mccartney

TË LIDHURA

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet
Kultura

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

10:36 | 17/10/2025
”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot
Kultura

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot

11:54 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
E shpërndante me shiringë, ua hidhte të rinjve në pije. Pranga 24-vjeçares

Marrëdhënie me një të mitur/ Nëna rreh vajzën, policia e procedon

Nesër merrni masat! Reshje bore dhe ulje temperaturash

Nesër merrni masat! Reshje bore dhe ulje temperaturash

Denar Biba merr postin e rëndësishëm

Denar Biba merr postin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Meta shkurton 600 vende pune në departamentin e Inteligjencës Artificiale
Teknologji

Meta shkurton 600 vende pune në departamentin e Inteligjencës Artificiale

by mirseda
11:26 | 23/10/2025
0

Kompania Meta, që zotëron platformat Facebook dhe Instagram, ka vendosur të shkurtojë rreth 600 vende pune në...

Paralajmërimi i frikshëm i OKB: Rritet shkalla e vdekshmërisë te gratë shtatzëna,

Paralajmërimi i frikshëm i OKB: Rritet shkalla e vdekshmërisë te gratë shtatzëna,

10:39 | 23/10/2025
Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati

10:33 | 23/10/2025
Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut

Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut

10:30 | 23/10/2025
Pretendon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

Pretendon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

10:27 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com