jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Squid Game” tregon shumë për epokën në të cilën po jetojmë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Squid Game” tregon shumë për epokën në të cilën po jetojmë

Nga: Pierre Haski

Serialet televizive tashmë janë shndërruar në“objekte” gjeopolitike, pasi ata na tregojnë gjëra mbi botën, por edhe sepse janë një përbërës i fuqisë së butë, pra i aftësisë së shteteve për të bindur dhe ushtruar ndikim kulturor tek të tjerët pa përdorur forcë.

“Squid Game” (Loja e Kallamarit) ka gjithçka që duhet për të gjetur hapësirë ​​në revistat gjeopolitike. Për ata që nuk e dinë, seriali koreano-jugor ka thyer rekordin për debutimin më të mirë në platformën Netflix, me mbi 100 milionë abonentë që e kanë parë në të gjithë botën në më pak se 1 muaj.

Pra më mirë se “House of Cards” apo “Lupine”, dy hite të tjera jo-amerikane të prodhuara nga Netflix. Kjo dukuri është interesante, para së gjithash për atë që na tregon “Squid Game” për epokën në të cilën po jetojnë.

Por edhe sepse Koreja e Jugut dhe 50 milionë banorët e saj, kanë zhvilluar një industri kulturore që ka një ndikim planetar, nga grupi i famshëm muzikor K-pop deri tek marketingu agresiv dhe kinemaja cilësore, e cila u vlerësua me Palmën e Artë në Festivalin e Kanës në vitin 2019 për filmin “Parasite”.

Kjo “lojë e kallamarit” është mizore dhe e dhunshme. Seriali përmban personazhe borxhlinj që marrin pjesë në një lojë rezultati i së cilës është i thjeshtë:fiton ose vdes. Disa e kanë parë atësi një kritikë ndaj kapitalizmit të egër, apo si një denoncim të pabarazive shumë të forta në Korenë e Jugut, një vend dikur i varfër, por që ka përjetuar një zhvillim ekonomik të jashtëzakonshëm.

Koreja e Jugut ka një ndikim shumë më të madh sesa madhësia e saj

Por “Squid Game”është gjithashtu një ftesë për të tejkaluar veten. Sigurisht, konkurrentët garojnë kundër njëri-tjetrit, por mbi të gjitha kundër vetes dhe kufijve të tyre. Duke pasur parasysh suksesin e serialit, me siguri që do të botohen shumë studime për të analizuar kuptimin e tij, perceptimin që kanë të rinjtë (që në mënyrë të pashmangshme do të jetë i ndryshëm nga ai i të rriturve) dhe estetikën.

Por “Squid Game” është gjithashtu një sukses i papritur, sepse krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk, nuk ishte në gjendje të gjente fonde lokale para se ta bindte kompaninë Netflix, dhe e ka pushtuar publikun e gjerë falë një termi që tashmë është bërë viral.

Pra kemi një kombinim midis aftësisë së Koresë së Jugut për të treguar histori, dhe shtrirjes universale dhe fuqisë së Netflix. Pra një fuqi dyfish e butë. Koreja e Jugut përjetoi diktaturën para demokratizimit dhe bumit ekonomik, që e ka bërë atë fuqinë ekonomike të11-tën në botë.

Në vitin 1997, në kohën e krizës financiare aziatike, qeveria vendosi që të investojë masivisht në industritë kulturore, një zgjedhje që rezultoi e suksesshme. Sot Koreja e Jugut është vendi me më shumë lidhje në botë, dhe kjo i jep asaj një avantazh në epokën dixhitale, siç u shpjegua më 13 tetor nga Angeliki Kacaru në numrin special të revistës Asia Trends kushtuar Koresë së Jugut.

Ky vend ka një ndikim shumë të madh në krahasim me sipërfaqen e tij, gjë që e bën atë një gjigant të fuqisë së butë në krahasim me Kinën fqinje, një fuqi ekonomike që megjithatë nuk është në gjendje, për shkak të ngurtësisë së saj politike, të rivalizojë në lidhje me ndikimin e industrive kulturore.

Një aspekt veçanërisht i dukshëm në këtë moment,i karakterizuar nga masat agresive të regjimit kinez, që ndalon daljen në televizion të burrave që konsiderohen shumë “femëror”.

Koreja e Jugut, që gjendet në qendër të një zone delikate gjeopolitike, ka qenë në gjendje që të gjejë recetën e duhur për një kulturë kombëtare që di t’i flasë pjesës tjetër të botës,një aset ky që është i konsiderueshme në shekullin XXI. “Loja e kallamarit” pritet të sjellë suksese të tjera. / “France Inter” – Bota.al

Tags: Koreja e JugutSquid Game

TË LIDHURA

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së
Bota

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë
Bota

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor
Bota

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Next Post
Moti për nesër me vranësira dhe reshje lokale shiu

Mos harroni të merrni çadrën me vete, rikthehen reshjet e shiut

Njihuni me këmbimin valutor, 27 maj 2021

Paundi britanik njeh rritje, euroja e franga zvicerane s’kanë pësuar ndryshime

Puthje e përqafime, Bora bashkohet me Donaldin 6 muaj pas divorcit

Puthje e përqafime, Bora bashkohet me Donaldin 6 muaj pas divorcit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com