Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Pas shtrenjtimit të bukës, dyfishohet çmimi i gazit

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pas shtrenjtimit të bukës, dyfishohet çmimi i gazit

Çmimi i karburanteve në treg po rritet çdo ditë. Krahasuar me vitin e kaluar kur çmimet pësuan rënie për shkak të mungesës së konsumit, shtrenjtimi për naftën është me 15 deri në 25 lekë për litër. Edhe pse vëmendja kryesisht përqendrohet tek çmimi i naftës dhe i benzinës, shtrenjtim të ndjeshëm ka pësuar edhe gazi. Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë. Nga një vëzhgim i kryer nga Report TV, në disa pika karburanti në kryeqytet vihet re se çmimet luhaten nga njëra pikë në tjetrën. Ka karburante që çmimi i gazit është 65 lekë dhe ka të tjetra që një litër është 89 lekë. Ndërkohë në muajin korrik kur ndodhi edhe shtrenjtimi i naftës gazi luhatej mes çmimit 60-72 lekë.

Gazi përdoret gjerësisht nga qytetarët shqiptar si një mënyrë për të kursyer, madje ka qytetarët që për këtë arsye ndërronin impiantin e makinës duke e bërë benzinë/gaz.

Nga ana tjetër nuk ndalet rritja e naftës dhe e benzinës. Në 15 korrik në disa pika karburanti 1 litër naftë ju shit shoferëve me 170-175 lekë, nga 155-160 lekë që ishte në vitin e kaluar. Ndërsa tani nafta luhatet në shumicën e karburanteve është 177 lekë, kurse benzina arrin deri 180 lekë.

Shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu rritja e kërkesës për konsum ka rritur edhe çmimin për shkak të ofertës së ulët në treg. Këtë argument jep edhe Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiare.

“Në tregjet e lëndëve të para, çmimet e naftës kanë vijuar të rriten gjatë këtij viti, të ndikuara nga faktorë të kërkesës dhe ofertës. Rimëkëmbja e aktivitetit botëror dhe veçanërisht rritja e aktivitetit të transportit ajror pas heqjes së kufizimeve të lëvizjes, rriti ndjeshëm kërkesën për naftë dhe nënproduktet e saj, ndërkohë që oferta nga vendet prodhuese rezultoi e pamjaftueshme. Pritet që kontributi i këtij faktori të zbehet në kushtet kur zinxhirët e prodhimit dhe të shpërndarjes do të normalizohen gjatë muajve në vazhdim”, thuhet në raport.

Ndërsa nga Konfindustria thonë se ndikim jo të vogël ka edhe mënyra se si është organizuar tregu i karburanteve në Shqipëri që në thelb është i tipit oligopol dhe kartel me pasojë mungesën e konkurrencës. Po ashtu ekspertët thonë se operatorët e tregut të karburantit po përpiqen të mbulojnë humbjet e vitit të kaluar. Shqipëria konsiderohet si vend me çmim të lartë të naftës, për shkak edhe të taksave pasi për çdo litër naftë që shitet shteti mbledh rreth 112 lekë taksa. /shqiptarja

Tags: cmimi i bukeskarburanti

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Shqipëria me popullsi më të re në moshe se BE, po plaket me ritme të shpejta

Shqipëria me popullsi më të re në moshe se BE, po plaket me ritme të shpejta

Nuk donte të kthehej pas ndarjes, burri vret atë dhe gjyshen

Nuk donte të kthehej pas ndarjes, burri vret atë dhe gjyshen

VIDEO/Shqiptari që u ekzekutua në Greqi, ka në pronësi një klub nate

VIDEO/Shqiptari që u ekzekutua në Greqi, ka në pronësi një klub nate







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com