Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Saimir Hoxha do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Saimir Hoxha do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Efektivi që u vra sot, Saimir Hoxha, do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi tha se 44-vjeçari Saimir Hoxha do të shpallet “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.

Çuçi në fjalën e tij u shpreh se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut”, ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut”.

Nënkomisari Saimir Hoxha u vra në krye të detyrës nga Aldi Rama, një djalë me precedentë penalë. Vetë i riu po ‘lufton me jetën’, pasi qëlloi veten 2 herë, pas 6 orësh në arrati nga forcat RENEA dhe FNSH.

Gjendja e tij ishte e rënduar, për pasojë i intubuar u dërgua drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Saimir Hoxha, baba i dy fëmijëve, mori një plumb vdekjeprurës. Megjithëse u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetoi. Policia vuri si shpërblim për këdo që dërgonte informacion mbi vendodhjen e autorit, 20 mijë euro. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat RENEA dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.

Fjala e plotë e ministrit Blendi Çuçi:

Jam në ketë komunikim, në një orë të pazakontë, pasi siç jeni në dijeni, paraditen e sotme në Ishull Lezhë, ra në krye të detyrës oficeri i Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Nënkomisar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik.

Përfitoj nga kjo dalje publike, t’u shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve të tij.

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.

Po kështu me këtë rast, inkurajoj fort gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetjen time të pakufishme, dhe në emër të qeverisë shqiptare, për të vijuar me vendosmëri betejën e përditshme me krimin, i çfarëdolloji qoftë ai.

Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë.

Ngjarje si kjo e sotmja, vërtet krijojnë dhimbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk na zmbrapsin apo dekurajojnë në luftën kundër paligjshmërisë. As mua si Ministër i Brendshëm dhe as trupën e Policisë së Shtetit.

Tags: 'Dëshmor i Atdheut'Aldi RamaSaimir Hoxha

TË LIDHURA

Rama: Përmbushëm detyrat, Italia mbështet negociatat në BE
Kryesore

Rama: Përmbushëm detyrat, Italia mbështet negociatat në BE

16:57 | 30/03/2026
Shqiptari 19-vjeçar dënohet për trafik armësh dhe droge
Aktualitet

Shqiptari 19-vjeçar dënohet për trafik armësh dhe droge

16:40 | 30/03/2026
Qeveria miraton fondin 2026 për bujqësinë, mbështetje për fermerët dhe blegtorët
Ekonomi

Qeveria miraton fondin 2026 për bujqësinë, mbështetje për fermerët dhe blegtorët

16:23 | 30/03/2026
Next Post
Qëlloi veten me pistoletë, ndërron jetë në spital autori i vrasjes së policit

Qëlloi veten me pistoletë, ndërron jetë në spital autori i vrasjes së policit

U kap me 49 kg kokainë, Lala jep detaje për arrestimin e 72-vjeçarit Çekaj

Gazetarja plas ‘bombën’: Parcelën në Lezhë e ka një bos i trafikut të drogës

‘Punonjësit e policisë mbi 55-vjeç, do të lirohen nga detyra’, Lleshaj zbardh planin

Lleshaj bën thirrje për protesta: S’mund të shkojë dëm gjaku i efektivit







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës, shoferët në Paris bllokojnë rrugët me protesta
Bota

Rritja e çmimit të naftës, shoferët në Paris bllokojnë rrugët me protesta

by mirseda
17:20 | 30/03/2026
0

Rritja e çmimit të karburanteve ka nxitur protesta masive në Paris, ku dhjetëra shoferë kamionësh dhe autobusësh...

Rama: Përmbushëm detyrat, Italia mbështet negociatat në BE

Rama: Përmbushëm detyrat, Italia mbështet negociatat në BE

16:57 | 30/03/2026
Presidenti i federatës turke premton vilë në rast kualifikimi në Botëror

Presidenti i federatës turke premton vilë në rast kualifikimi në Botëror

16:43 | 30/03/2026
Shqiptari 19-vjeçar dënohet për trafik armësh dhe droge

Shqiptari 19-vjeçar dënohet për trafik armësh dhe droge

16:40 | 30/03/2026
Qeveria miraton fondin 2026 për bujqësinë, mbështetje për fermerët dhe blegtorët

Qeveria miraton fondin 2026 për bujqësinë, mbështetje për fermerët dhe blegtorët

16:23 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com