E mërkurë, 24 Nëntor, 2021
14.5 C
Tirana

Gazetarja plas ‘bombën’: Parcelën në Lezhë e ka një bos i trafikut të drogës

Parcelën e drogës në Lezhë ku u vra dhe efektivi, e ka një bos i madh i trafikut të drogës. Këtë detaj e ka përcjellë gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Opinion”. Ajo ka zbuluar se se parcelën e drogës në Lezhë, vend në të cilin u vra dhe efektivi Saimir Hoxha, e ka një bos i madh i trafikut të lëndëve narkotike. Duke mos dhënë identitetin e tij, ajo tha se nuk e ka ende te dokumentuar këtë gjë. Duke marrë shkas edhe nga kjo ngjarje e rëndë, gazetarja u shpreh se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duhet të jepte dorëheqjen, pasi fëmijët e Saimir Hoxhës kanë ngelur jetimë.

“Jemi në një situatë që…Ardi Veliu është në detyrë tani. Eshtë në detyrë dhe do të duhet të ikë pasi Saimir Hoxha ka dy fëmijë tani, jetimë. Të dy e dimë shumë mirë se kush e kishte parcelën me kanabis, është një bos i madh i trafikut të drogës. Unë refuzoj ta them për momentin, sepse duhet ta kem në dokument, por e dimë”, tha ajo.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Aldi Rama, autori i vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha.

Si ndodhi ngjarja?

Nënkomisari 45-vjeçar, Saimir Hoxha, kishte dalë për patrullim me kolegët e tij në zonën e Ishull Lezhë, por u qëllua për vdekje nga 21-vjeçari Aldi Rama. Efektivët kishin nisur një kontroll në zonë, për të identifikuar fushat me kanabis dhe në një moment përballë efektivit Hoxha shfaqet një automjet. Nënkomisari i ka bërë shenjë të ndalonte për të kryer procedurat e verifikimit, por në atë moment është qëlluar drejt e në zemër nga 21-vjeçari Hoxha.

Autori më pas është larguar me makinë, dhe ndaj tij është vënë në ndjekje një numër i madh efektivësh. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat RENEA dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj. Në mbështetje të forcave këmbësore, shkuan edhe dy helikopterë.

Vendndodhja e autorit u lokalizua pasi 21-vjeçari qëlloi në drejtim të helikopterit të RENEA-s gjatë operacionit për kapjen e tij. Dyshimet e para ishin se ai u fsheh në një vilë në mes të Vainit, por policia nuk e gjeti aty. Dy persona janë të shoqëruar për këtë ngjarje, të cilët dyshohen se mund të kenë qenë në automjet me autorin e krimit. Aldi Rama ka qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...