Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar kancelares Angela Merkel Kordonin e madh me yll. Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shpërndarë foto me kancelaren në rrjetet e tij sociale, duke shtuar se dekorata i është dhënë për mirënjohje publike.
Statusi
DANKE ANGELA
Kënaqësi e veçantë t’Ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi lamtumirës i saj për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Serbi, Merkel ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciç, me të cilin kanë biseduar për tema që preokupojnë Ballkanin Perëndimor, specifikisht edhe për punën e dialogut dhe marrëveshjes me Republikën e Kosovës.
Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel erdhi në Tiranë, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.