error code: 520
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kush është grupi i hakerave, që po përpiqet të rrëzojë regjimin e Llukashenkos

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Nga Tommaso Meo

Protestat që shpërthyen në Bjellorusi vitin e kaluar, dhe që nuk kanë pasur ende rezultatin e shpresuar, atë të rrëzimit të qeverisë autoritare të presidentit Aleksandër Llukashenko, në këtë detyrë që nga viti i largët 1994, kjo falë edhe represionit të egër të shtetit, janë zbehur por nuk janë shuar.

Rrugët e Minskut nuk janë më të mbushura me demonstrues si në vjeshtën e vitit 2020, por tani ata që luftojnë për lirinë e popullsisë bjelloruse janë “partizanët kibernetikë”.Belarus Cyber Partisans, Partizanët Kibernetikë të Bjellorusisë është emri i një grupi prej 15 ekspertësh të teknologjisë së informacionit (IT) dhe sigurisë në internet, që punojnë në sektorin e lulëzuar të teknologjisë në këtë vend.

Ata kanë përdorur aftësitë e tyre për t’u infiltruar në faqet qeveritare, për të nxjerrë informacionet dhe për të sabotuar operacionet e vëzhgimit nga ana e forcave të sigurisë. “Ajo që duam është ndalimi i dhunës dhe i shtypjes së regjimit terrorist në Bjellorusi, dhe kthimi i vendit tek parimet demokratike dhe sundimi i ligjit”- tha për MIT Technology Review një zëdhënës i grupit, që kërkoi të mbetej anonim për arsye sigurie.

Operacionet e para

Grupi i hakerave nisi të ndërmarrë veprime kundër disa faqeve qeveritare si një formë proteste shtatorin e vitit të kaluar, pas zgjedhjeve të diskutueshme që e konfirmuan Llukashenkon si president. Presidenti u akuzua për manipulim të procesit.

Në kundërpërgjigje, Partizanët Kibernetikë të Bjellorusisë depërtuan në portalet lajmeve të kontrolluara nga qeveria dhe postuan video që tregonin skena të akteve të dhunës të kryera nga oficerët e policisë.

Kthesa në luftën kibernetike guerile ndaj regjimit, ndodhi falë mbështetjes së një grupi tjetër të rezistencës civile, të quajtur Bypol, që ka bërë bashkë ish-oficerë policie që e lanë punën pasi nisën protestat dhe që tani po merren me kundër-informacionin.

Bypol i ka mësuar aktivistët se si të depërtojnë në organizatat qeveritare dhe strukturën e bazave të të dhënave publike, në këmbim të informacionit mbi abuzimet e regjimit. Hakerat e këtij grupimi e publikojnë informacionin që e kanë marrë në një kanal në platformën Telegram, ku kanë mbi 77 mijë abonentë.

Deri më tani ata kanë zbuluar dëshmi të krimeve të policisë, informacione që tregojnë se regjimi e ka fshehur numrin e vërtetë të vdekjeve nga Covid-19, si dhe regjistrime të urdhrave për të dhunuar protestuesit paqësorë. Aktivistët pohojnë gjithashtu se ia kanë dalëtë hakojnë dhjetëra baza të të dhënave qeveritare dhe policore.

Zbulimet më të fundit

Operacionet e tyre më të fundit, u dhanë mundësi aktivistëve që të kenë akses në filmimet me dron që regjistruan dhunën e policisë ndaj protestuesve në sheshe vitin e kaluar, dhe në bazën e të dhënave të Ministrave të Brendshëm për telefonat celularë që janë vënë nën përgjim.

Po ashtu, hakerat patën qasje tek regjistrimet audio të shërbimeve të urgjencës, si dhe video nga kamerat e mbikëqyrjes në rrugë dhe qelitë e izolimit nëpër burgje. Të dhënat e lëshuara nga grupimi javët e fundit përfshijnë listat e informatorëve të dyshuar të policisë, informacione personale për zyrtarë të lartë, dhe spiunë që bashkëpunojnë me regjimin e Llukashenkos, pamje të qendrave të paraburgimit dhe regjistrime të kapura nga sistemi qeveritar i përgjimit.

Partizanët Kibernetikë, thonë se qëllimi i tyre është ta minojnë regjimin në të gjitha nivelet:“Të paralizojmë sa më shumë që të jetë e mundur forcat e sigurisë së regjimit, të sabotojmë dobësitë e regjimit në infrastrukturë dhe të sigurojmë mbrojtje për protestuesit”-

Po ashtu operacionet kanë një qëllim të dytë:të tregojnë dobësinë e regjimit, duke i siguruar kundërshtarët e Llukashenkos se qeveria nuk është e pathyeshme. Në fund këto sulme synojnë të sjellin rrëzimin e qeverisë”.

Teknologjia në Minsk

Sektori teknologjik i Bjellorusisë, që vetëm në një zonë të kryeqytetit Minskut ka dhjetëra kompani dhe biznese të reja, ka qenë që në fillim një nga më të angazhuarit në protestat antiqeveritare. Për shkak të shtypjes, shumë nga punonjësit në këtë sektor janë detyruar të emigrojnë apo kanë përfunduar në burg.

OKB vlerëson se të paktën 27.000 njerëz u arrestuan në Bjellorusi vitin e kaluar, si pasojë e reagimit të regjimit ndaj protestave. Aktualisht, një koalicion ndërkombëtar i organizatave të të drejtave të njeriut, po heton dhe dokumenton torturat dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut të ndodhura që nga fillimi i protestave, me synim inkriminimin e regjimit të Llukashenkos. Provat audio dhe video të siguruara nga Partizanët Kibernetikë mund të kenë një peshë të konsiderueshme.

Precedentët

Bjellorusia përfaqëson rastin e fundit të përfshirjes të hakerave në betejat politike. Gjatë Pranverës Arabe të vitit 2011, grupimi “Anonymous” sabotoi disa faqe qeveritare në Tunizi dhe Egjipt. Në vitin 2016 në Ukrainë, u krijua një grup që e paraqet veten si “Aleanca Kibernetike” për të kundërshtuar agresionin rus në vend. / “Wired.it” – Bota.al

Tags: Aleksandër LlukashenkobjellorusiHakerat

TË LIDHURA

Bota

Kaos para ndeshje hapëse të Botërorit, tentuan të futeshin në stadium pa biletë

11:16 | 12/06/2026
Bota

Europa ndryshon rregullat për emigrantët, çfarë parashikon pakti i ri?

10:49 | 12/06/2026
Bota

Trump paralajmëroi marrëveshje me Iranin, bie sërish çmimi i naftës

09:35 | 12/06/2026
Next Post

Meta njeh zgjedhjet/Parlamenti i ri mblidhet në 10 shtator

Shkatërrohet klani shqiptar i kultivimit të dro*ës në Spanjë, 107 të arrestuar

FOTO/Modelja e famshme e Instagr*mit vrit*t në shtëpinë e saj







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Kush është biznesmeni Orest Sota, Artur Shehu dhe Ilir Shtufi të arrestuar nga SPAK,

10:27 | 12/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta e qytetarëve dhe organizimi i 35-vjetorit të PS-së, ja cilat rrugë pritet të bllokohen

by mirseda
13:26 | 12/06/2026
0

Policia ka njoftuar bllokimin e rrugëve si pasojë e dy aktiviteteve që do të mbahen sot në...

Kontroll në burgun e Durrësit/ Kishte fshehur celularin në xhaketë gjatë takimit me djalin e saj

12:59 | 12/06/2026

Berisha: Ligjet që kërkoni të anulohen, PD i ka votuar kundër në Parlament

12:57 | 12/06/2026

Projekti TID, banorët e prekur protestojnë para Bashkisë së Durrësit

12:54 | 12/06/2026

Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve

12:27 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com