Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka dekretuar datën për mbledhjen e Kuvendit të ri në 10 shtator. Pas mbylljes së procesit zgjedhor të 25 prillit, Meta ka dhënë dakordësinë e tij për të thirrur Parlamentin, edhe pse më parë kërcënonte se nuk do të mblidhte Kuvendin e ri, pasi sipas tij zgjedhjet nuk ishin sipas standardeve.
“Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në dekretin e presidentit.