Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Përkeqësohen treguesit e popullsisë, lindjet ranë 10,6% në 3-mujorin e dytë

5 vjet ago
in Të Gjitha
Përkeqësohen treguesit e popullsisë, lindjet ranë 10,6% në 3-mujorin e dytë

Rënia e lindjeve në vendin tonë nuk po mundet të frenohet edhe pse, qeveria prej tre vitesh ka nisur aplikimin e stimulit monetar për çdo bebe që vjen në jetë dhe regjistrohet në regjistrin e gjendjes civile në vendin tonë.

INSTAT raportoi sot se, në tremujorin e dytë të vitit numri i lindjeve pësoi rënie me 10.6 për qind në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Për të gjithë 6-mujorin e parë numri i lindjeve në vendin tonë shënoi rënie me 2%. Rënia e lindjeve nga njëra anë dhe rritja e vdekjeve nga ana tjetër edhe për shkak të pandemisë Covid-19 , po e çon shtesën natyrore të vendit drejt zeros e shumë shpejt me këto ritme drejt vlera negative.

Lindjet, 10 qarqe me rënie

Në 6 mujorin ë parë në të gjithë vendin lindën gjithsej 11, 999 foshnja me rënie 2 për qind në raport me 6 mujorin ë parë 2020. Ndërsa rënia ishte më e madhe në tremujorin e dytë të vitit 2021 ku linden 5,993 bebe nga 6,006 në të njëjtën periudhë të 2020.

Në tremujorin e dytë 2021 dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në dhjetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e dytë 2021 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.999 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 92 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Kukësit, me 11,5 %. Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Gjirokastrës, me – 31,3 %.

Të dhënat e lindjeve, sipas karakteristikave bazë demografike sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, e cila dërgon në iNSTAT vetëm numrin e lindjeve të banuesve në Shqipëri. iNSTAT sqaron se konsiderohen të gjitha lindjet e banuesve në Shqipëri gjatë periudhës referencë, duke mos marrë parasysh lindjet e banuesve jashtë Shqipërisë (emigrantëve), edhe pse mund të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile, pranë ish-vendbanimeve të tyre.

Shtesa natyrore drejt zeros, vetëm 216 vdekje më shumë se lindjet

Shtesa natyrore e popullsisë u përkeqësua më tej gjashtë tremujorit të dytë, duke shkuar pothuajse drejt shuarjes.

Shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) në tremujorin e dytë 2021, pësoi rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020: nga 1.320 në 216 në 2021.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2021 është 5.993, duke shënuar një rënie me 10,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2020. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2021 rezulton 5.777, duke shënuar një rritje prej 7,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2020.

Në tremujorin e dytë 2021 pesë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Në tremujorin e dytë 2021 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 590 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 205 numrin e lindjeve. /Monitor

Burimi: INSTAT

Tags: instatlindjet

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shpërthejnë 10 mina të Luftës II Botërore në Dropull

Shpërthejnë 10 mina të Luftës II Botërore në Dropull

Afera e kobshme që do të shembë sistemin energjetik

Magjia e tregut të lirë

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të “dembelizmit” në Europë

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të “dembelizmit” në Europë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

by mirseda
21:57 | 14/02/2026
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) informon se në Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë,...

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com