E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Magjia e tregut të lirë

Nga: Klodian Tomorri

Per gati tre dekada, tregu i fluturimeve ajrore ne Shqiperi eshte mbajtur peng, ne daret e monopoleve. Monopol aeroportual per fluturimet nderkombetare, monopol linjash per destinacionet me te frekuentuara.

Ajo qe ndodhte ishte nje marrezi e mirefillte ekonomike e mbytjes se kerkeses me çmime te paperballueshme per shumicen e konsumatoreve, nga e cila fitonin para vetem linjat ajrore dhe aeroporti, por humbiste shoqeria.

Te gjitha modelet sugjeronin se kerkesa per fluturime ne Shqiperi ishte te pakten 2 here me e larte nga sa ofronte tregu, por cmimet e monopoleve nuk e lejonin.

Gjate gjithe ketyre viteve monopolet kane perdorur gjithe fuqine e tyre per te mos lejuar hapjen e tregut. Here perdornin taksen 10 euro te qeverise si argument se pse nuk mund te kishte fluturime low cost, here tarifat aeroportuale, here kerkesen e ulet e keshtu me radhe. Si rezultat, shqiptaret u bene populli i vetem ne bote ndoshta, qe udhetonin ne vendin e tyre permes aeroporteve te vendeve fqinje.

U deshen 3 dekada qe monopoli te thyhej. Tani konkurrenca eshte duke bere punen e saj. Hyrja agresive e Wizz Air ne tregun shqiptar te fluturimeve ka ulur cmimet si asnjehere me pare.

Çdo vere ne ne media kishim nje lajm te gatshem. Krahasimin e çmimit te biletave mes aeroportit te Rinasit dhe aeroporteve fqinje, ku te fluturoje per ose nga Tirana kushtonte gati dy here me shtrenjte se Shkupi, Podgorica apo Beogradi. Sot raportet jane te permbysura. Aktualisht nje udhetim Tirane-Milano kushton 2 here me pak se Shkup-Milano apo Podgorice-Milano.

Nuk eshte rastesi qe tregu i fluturimeve ne Shqiperi po gjallerohet me shpejt se kudo tjeter ne vendet fqinje. Ne korrik, aeroporti i Tiranes tejkaloi numrin e pasagjereve te periudhes para pandemise. Shume shpejt, perjashto ndonje kufizim drastik qe mund te sjelle pandemia, Rinasi mund te arrije 6 milione pasagjere ne vit sepse kerkesa ka qene gjithmone aty.

Lexo edhe :   Serbët dhe rusët acarohen me Ramën për aspiratat e bashkimit Shqipëri-Kosovë

Kompania ultra low cost Wizz Air funksionon mirefilltazi si nje rregullator ne treg. Madje si nje rregullator shume me efikas se sa institucionet shteterore. Sapo kjo kompani nis fluturimet ne nje destinacion, te gjitha kompanite e tjera detyrohen te ulin çmimet. Kjo eshte arsyeja se pse kete vere ne Shqiperi nuk ka me çmime biletash 400-500 euro per te fluturuar ne Rome, Londer apo Vjene.

Lexo edhe :   Buka e drithërat u rritën në shtator me ritmet më të larta që nga 2012

Qeveria vazhdon te arketoje taksen 10 euro per cdo pasagjer qe fluturon nga Rinasi. Buxheti fiton para njesoj si me pare nga fluturimet. Madje me rritjen e tyre edhe me shume, nderkohe qe qytetaret kane mundesi te fluturojne me lire. Kjo eshte magjia e tregut te lire. Tani imagjinoni sikur tregjet te hapeshin ne te gjithe sektoret e ekonomise, sa potencial dhe perfitime ekonomike do te çliroheshin. Nuk duhet asnje shkence dhe as ndonje formule magjike. Thjesht lejimi i tregut te beje punen e vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...