Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij.
Laschet, në librin “Republika në rritje, Imigrimi si një mundësi”, në vitin 2009 është shrehur ka përdorur një tekst që nuk është i tiji, dhe se nuk e ka cituar autorin, shkruan Spiegel.
“Të paktën një autor i materialit të përdorur në libër nuk përmendet as në tekstin aktual dhe as në listën e burimeve. Për të sqaruar nëse ka ndonjë gabim të mëtejshëm, unë menjëherë do të organizoj njw kontrollim tw librit”, tha ai.
Kjo ngjarje i kushtoi shumë Laschet, pasi përkrahja ndaj tij ra. Sondazhet e fundit e tregojnë atë me 12 % minus pas bërjes publike se ai kishte bërë plagjaturë. Zgjedhjet në Gjermani do të mbahen në 26 shtator dhe Laschet do të ketë përballë Analena Barbok.