Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

4 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.

Organizatorët e Tokio 2020 thanë se dy sportistët kanë shkelur rregullat e vendosura kundër COVID-19.

Ky është rasti i parë i përjashtimit të atletëve që prej se Olimpiada në Tokio nisi më 23 korrik, tha zëdhënësi i komitetit organizativ, Masanori Takaya.

Një zyrtar nga Komiteti Olimpik i Gjeorgjisë, tha se nga Olimpiada janë përjashtuar dy medalistët e bronztë Vazha Margvelashvili, 27 vjeç dhe Lasha Shavdatuashvili, 29 vjeç. Ky zyrtar tha se dy xhudistët kishin dalë jashtë Fshatit Olimpik për t’u takuar “me një të njohur të tyre” i cili jeton në Japoni.

“Kur ata dolën jashtë Fshatit, askush nuk i ndaloi te dalja. Prandaj, ata menduan se mund të largoheshin nga Fshati Olimpik”, tha ky zyrtar për AFP-në.

“Ata dëshironin që të dilnin në ajër të pastër, të relaksoheshin pas një dite të mundshme të garave”, tha ky zyrtar i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Organizatorët e Tokio 2020 thanë më 31 korrik se ata më 29 korrik ndërmorën masa disiplinore ndaj të paktën një pjesëmarrësi në Olimpiadë, por nuk identifikuan personat e përfshirë në këtë rast.

Takaya gjatë një konference për media tha se ky ishte një rast i rëndë i shkeljes së rregullave dhe se shkelësit nuk do të lejoheshin të hynin në ndërtesat e Olimpiadës.

Ndërkaq, zyrtari nga Komiteti Olimpik i Gjeorgjisë tha se dy atletëve u është hequr akreditimi më 29 korrik dhe se ata tashmë janë kthyer në Gjeorgji.

Që të dy atletët e përjashtuar kishin humbur në finale nga dy xhudistë japonezë.

Në Tokio 2020, atletët testohen çdo ditë për COVID-19 dhe ata duhet të respektojnë rregulla strike kundër koronavirusit. Atletët po ashtu duhet të largohen nga Japonia 48 orë pasi kanë përfunduar garimin e tyre në Olimpiadë.

Atletët po ashtu nuk lejohen të përdorin transportin publik dhe mund të largohen nga Fshati Olimpik vetëm kur duhet të marrin pjesë në gara./REL

Tags: Lojërat Olimpike “Tokio 2020”Masanori Takaya

TË LIDHURA

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë priten spektakolare; Duka: fiton një ekip, por përfiton futbolli
Sport

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë priten spektakolare; Duka: fiton një ekip, por përfiton futbolli

17:34 | 13/01/2026
Përqafimi i fundit Perez-Alonso, reagimi i çuditshëm i Mbappe dhe Laporta: Më vjen keq që s’na …
Sport

Përqafimi i fundit Perez-Alonso, reagimi i çuditshëm i Mbappe dhe Laporta: Më vjen keq që s’na …

12:01 | 13/01/2026
“Këpuca e Artë” në Belgjikë, vlerësohet Ardon Jashari
Sport

“Këpuca e Artë” në Belgjikë, vlerësohet Ardon Jashari

16:19 | 12/01/2026
Next Post
45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Si duket Serbia…

Si duket Serbia…

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.
Showbizz

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

by mirseda
22:14 | 13/01/2026
0

Një debat i fortë ka përfshirë Mirin, Stelinën dhe Keijsin, pas deklaratës së fortë të këtij të...

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.

19:29 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com